728 x 90 Leaderboard

Emri Adolf në Austri, pothuajse në zhdukje

Në 33 vitet e fundit, emri Adolf pothuajse u zhduk në Austri, të gjitha për shkak të Adolf Hitlerit që ka lindur në atë vend.

Emri Adolf në Austri që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore është gjithnjë e më pak popullor dhe pothuajse tërësisht në zhdukje, sipas statistikave të mediave austriake.

Konkludohet se në 33 vitet e fundit, ky emër pothuajse është zhdukur plotësisht nga lista e emrave në Austri.

Hulumtimi, i kryer me rastin e një filmi në të cilin një çift i martuar dëshiron t’i japë fëmijës emrin Adolf, ka treguar se ky emër të lidhet me një prej njerëzve më gjakatar të historisë së njerëzimit, austriak me kombësi, është bërë i padëshiruar në këtë vend.

Deri para disa vitesh, emri Adolf ishte i 70-ti në listën e rendit të emrave më të njohur në Austri. Por vit pas viti ka ardhur duke u zbehur interesi.

Kështu, në vitin 1984, vetëm 11 prindër i vendosën fëmijës emrin Adolf, ndërsa vitin e kaluar asnjë fëmijë nuk morri këtë emër. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts