728 x 90 Leaderboard

Emiri i Katarit, dhuratë Erdoganit një Boeing luksi

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani i dhuroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan një Boeing 747-8, që thuhet se është një nga aeroplanët më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë në botë.

Aeroplan luksoz me vlerë rreth 367 milionë dollarë, u ul në aeroportin ndërkombëtar “Sabiha Gokcen” në Stamboll.

Aeroplani është projektuar për të transportuar 94 persona, dmth 76 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, me kabina të ndryshme dhe të gjera, vende të klasit të parë, dhoma takimi dhe madje edhe një spital.

Aeroplani Boeing 747-8 ishte përdorur më parë nga kompania e Katarit Amiri Flight, një kompani ajrore private që transporton anëtarët e familjes mbretërore dhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Turqia dhe Katari janë në një aleancë të ngushtë mes tyre në Lindjen e Mesme. /tesheshi.com/

Related posts