Auto Dak
Auto Dak

Emigrantët, Supremja i jep krahë Trumpit: edhe më ashpërsi

Gjykata Supreme në SHBA i dha dritën jeshile administratës Trump që të nxjerr rregulla të reja për ta vështirësuar strehimin e emigrantëve në vend.

Gjykata tha se administrata u lejua të bllokojë kërkesat për azil nga aplikantët që kaluan nëpër një vend tjetër për të arritur deri në SHBA, nëse ata nuk kanë bërë një kërkesë të tillë në shtetin paraprak.

Rregullat do të parandalojnë emigrantët e Amerikës Qendrore që udhëtuan në territorin jugor kufitar të SHBA-së përmes Meksikës.

Dispozitat e reja fillimisht u njoftuan në korrik, por u bllokuan me një urdhër nga një gjykatë e ulët.

Menjëherë pas vendimit, Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi gjykatësit për mbështetjen e përpjekjeve të tij për të ulur numrin e emigrantëve nga Guatemala, Honduras dhe vendet e tjera në Amerikën Latine.

“Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara FITOI mbi kufizimin e azilit!”, shkroi Trump në një postim në Twitter për 64.2 milion ndjekësit e tij.

Dy nga gjyqtarët e gjykatës, Sonia Sotomayor dhe Ruth Bader Ginsburg, u ankuan për vendimin e mazhorancës.

Trump erdhi në pushtet me një premtim për shkurtimin e imigracionit dhe ka nxitur valë përçarëse mes atyre që konsiderohen si vendorë dhe të ardhur. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts