Auto Dak
Auto Dak

EMËRIMET/ Përbërja e re e Komisionit Evropian: pasardhësi i Johannes Hahn, nga Hungaria e Orbanit

Presidentja e sapoemëruar i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar në Bruksel detyrat që ajo i ka caktuar ekipit të saj prej 27 komisionerësh, përfshirë ish-ministrin hungarez të Drejtësisë, Laszlo Trocsanyi, i cili do të jetë komisioneri i ri për Fqinjësi e Zgjerim, pra zëvëndësues i Johanes Hann.

Spanjolli Josep Borrell u zgjodh pasardhës i Federica Mogherinit, Komisioner për Siguri dhe Politikë të Jashtme, diçka që dihej e që nuk përbën befasi.

Nënkryetarët e parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans dhe Margrethe Vestager, përveç detyrave administrative të Sekretariatit të Komisionit, do të veprojnë edhe si Komisioner. Von der Leyen i ka caktuar Timmermans rolin e kryetarit ekzekutiv për zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, dhe detyra e tij kryesore do të jetë bashkëpunimi me bujqësinë, transportin dhe mjedisin.

Margrethe Vestager do të vazhdojë të shërbejë si Komisioner i Konkurrencës dhe do të caktohet të mbikëqyrë Evropën për programin e Epokës Dixhitale.

Sa i përket funksioneve të tjera, veçohet emërimi i Paolo Gentilonit në krye të Komisionit për Ekonominë dhe Phil Hogan që do të drejtojë Komisionin e Tregtisë.

Parlamenti Evropian gjithashtu do të diskutojë listën e komisionerëve të ardhshëm përpara se ata të emërohen zyrtarisht në KE në 1 nëntor.

Von der Leyen tha që ajo dëshironte që Komisioni i saj të ishte “fleksibël, modern dhe i shkathët, i përkushtuar për Evropën, i cili e kupton Evropën dhe dëgjon atë që duan evropianët”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts