728 x 90 Leaderboard

Elon Musk është personi që fiton 2.6 miliardë dollarë në ditë

Aksionerët e kompanisë Tesla kanë miratuar marrëveshjen për pagën më të madhe që mund të ketë pasur ndonjëherë ndonjë  shef ekzekutiv.  Paga, vlera e ë cilës shkon në 2.6 miliardë dollarë në ditë është për Elon Musk

Kjo besohet se është paga më e madhe në historinë e koorporatave amerikane.

Musk do të arrijë të marrë këtë pagë vetëm nëse Tesla do të arrijë disa objektiva që kanë të bëjnë me rritjen e shitjeve dhe të çmimit të aksioneve.

Vota është parë si një provë kryesore për të mbështetur udhëheqjen e Musk në përpjekjet e tij për të rritur prodhimin e makinave elektrike

Vetë Musk, i cili zotëron 1/5 e kompanisë së makinave elektrike nuk mori pjesë në votim.

Aksionet e Tesla janë rritur me 3% menjëherë pas votimit. Rreth 73% e votuesve ishin pro propozimit, përfshi këtu dhe vëllai i Musk.

Plani 10 vjeçar ka të bëjë aksionet që firma të arrijë në 100 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut.

Që Musk të marrë këtë pagë duhet të vlera e Teslas të kalojë 650 miliardë dollarë. Firma aktualisht ka një kapitalizim tregu prej rreth 55 miliardë dollarësh./tesheshi.com/

Image result for elon musk

Related posts