Elefanti ndal kamionët, është koha për të ngrënë (video)

Një elefant ka shkaktuar trafik të madh për të marrë një kallam sheqeri në kamionin që po e transportonte.

Makina u ndalua pasi kafsha gjigante po ecte drejt saj dhe duke bllokuar autostradën në Chachoengsao, Tajlandë.

Elefanti i mbylli kalimin ndërsa kërkonte me feçkën e tij një kallam. Ai qëndroi aty për 2 orë dhe ndaloi 12 mjete të ndryshme para se të kthehej për në xhungël rreth orës 5 të pasdites të dielën.

“Ishte një elefant i madh sa askush nuk ishte aq i guximshëm sa ti afrohej dhe ta drejtonte për në xhungël. Makinat po udhëtonin shumë ngadalë ndërsa kalonin dhe kishte radhë të gjata ndërsa prisnin që të largohej”, tha një dëshmitar për Dailymail./tesheshi.com/

Related posts