728 x 90 Leaderboard

Ekzekutohet Edison Harizaj, miku i Shullazit dhe i tmerrshmi i Vlorës; ja për ç’vrasje të bujshme përflitej

Edison Harizaj, i njohur ndryshe si “faqedjeguri”, një ndër kokat e krimit në Vlorë, dha frymën e fundit në një atentat që iu bë në Durrës në orët e vona të mbrëmjes të së martës. Ai u qëllua në një pritë në rrugë teksa udhëtonte me një Audi, së bashku me mikun e tij Genti Çaçi, i cili mbeti i plagosur.

Edison Harizaj, 39 vjeç, njihej si mik i Emiljano Shullazit. Në Vlorë, tipologjia e tij kriminale ishte në kufijtë e mitikes. I “fortë” dhe i “frikshëm”, ai njihej trafikant droge, gjobëvënës, tritolvënës, pengmarrës e vrasës po ashtu, duke u dyshuar e përfolur dhe si autor i ekzekutimit të dy emrave të njohur: Vajdin Lame dhe gjyqtarit Skerdilajt Konomi. Edhe zhdukja e Albano Xhaferrajt në Vlorë i atribuohet atij.

Kjo vrasje e bujshme vjen ndërsa kokat e bandës famëkeqe të Bajrajve në Shkodër kanë përfunduar në pranga, e gjithashtu pas hekurave ndodhet dhe Ervis Martinaj, një tjetër emër i frikshëm i krimit, i përfolur se qëndron pas vrasjes së bankierit Artan Santo. /tesheshi.com/                   

Related posts