Ekzekutimi i deputetëve shqiptarë në 1947, ja çfarë shkruante Mehmet Shehu…

Parlamenti i Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme përkujtoi dje 70 vjetorin e ekzekutimit të deputetëve opozitarë gjatë kohës së regjimit komunist.

Ndërkohë, sot ka dalë në dritë një dokument i ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë që kërkonte faljen e tyre, por që nuk është marrë në konsideratë nga presidiumi.

Letra e publikuar nga ish-kreu i arkivave të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi dhe mban firmen e Mehmet Shehut.

Postimi

Presidiumi dhe Ministria e Mbrojtjes

Para se Presidiumi i Kuvendit Popullor të nënshkruante aktin e fundit që lejonte ekzekutimin me vdekje të procesit të parë ndaj deputetëve, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare jepte mendimin e saj që në këto raste ishte përfundimtar. Bashkëlidhur është letra përkatëse e datës 9 tetor 1947. Po atë ditë nën urdhrat e ministrisë, Presidiumi vendosi refuzimin e faljes së jetës dhe vendimi u ekzekutua të nesërmen. /tesheshi.com/