reklama juaj ketu

Ekuilibri Nash: si funksionon “hileja” shkencore e parashikimit të fituesve

Ekonomistët, zakonisht, mund të shpjegojnë të kaluarën dhe ndonjëherë edhe të parashikojnë të ardhmen  – por jo pa ndihmë. Një nga mjetet më të rëndësishme në dispozicion të tyre është ekuilibri Nash, që ka marrë emrin e John Nash, i cili fitoi çmimin Nobel në vitin 1994 për zbulimin e tij. Ky koncept i thjeshtë ndihmon ekonomistët të zbulojnë sesi funksionon kur kompani konkurrente vendosin çmimet e tyre, sesi qeveritë duhet të dizenjojnë tenderimin për të marrë maksimumin nga kompanitë ofertuese, apo edhe për të shpjeguar se si kompanitë marrin vendime me të cilat vetë-shkatërrohen.

Pra, çfarë është ekulibri Nash dhe përse ka rëndësi?

Një nga ilustrimet më të mirënjohura është dilema e të burgosurit: dy kriminelë në qeli të ndara përballen me të njëjtën ofertë nga prokurori i shtetit. Nëse të dy rrëfejnë vrasjen e përgjakshme, secili merr dhjetë vjet burg. Nëse njëri prej tyre ruan heshtjen, ndërsa tjetri rrëfen, ai lirohet, ndërsa tjetri përballet me burg të përjetshëm. Dhe nëse të dy e mbajnë gjuhën në fre, secili merr një akuzë të lehtë dhe vetëm një vit në qeli.

Në pamjen e përgjithshme, duket se më e mira do të jetë që të dy të mos flasin. Por duke parë sesi janë ngatërruar gjërat, një ekonomist i pajisur me konceptin e ekuilibrit Nash do të parashikonte të kundërtën: rezultati i vetëm i qëndrueshëm do të ishte që të dy të rrëfenin.

Në momentin e ekuilibrit Nash, çdo person në një grup merr vendimin më të mirë për veten, bazuar në atë që mendon se do të bëjnë të tjerët. Dhe askush nuk mund t’ia dalë më mirë duke ndryshuar strategji: çdo anëtar i grupit ia del aq mirë sa mundet.

Në rastin e dilemës së të burgosurit, mbajtja e heshtjes nuk është kurrë një ide e mirë, çfarëdo që të zgjedhë krimineli tjetër. Që nga momenti që një i dyshuar mund të rrëfejë, ky rrëfim kursen një burgim të përjetshëm për tjetrin. Dhe nëse tjetri ruan heshtjen, atëherë rrëfimi i të parit e liron atë. Aplikuar në botën reale, ekonomistët e përdorin ekuilibrin Nash për të parashikuar sesi kompanitë gjejnë kundërpërgjigjen ndaj çmimeve të konkurrentëve të tyre. Dy kompani të mëdha që punojnë mbi bazën e strategjisë së çmimeve mbi bazën e konkurrencës, me siguri që rëndojnë shumë më tepër klientët e tyre sesa do të bënin nëse secila nuk do të kishte një, por mijëra konkurrentë përballë.

Ekuilibri Nash ndihmon ekonomistët të kuptojnë sesi vendimet që janë të mira për individët, janë të tmerrshme për grupin. Kjo tragjedi e të përbashkëtave shpjegon sesi ne po zbrazim oqeanët nga peshqit duke mos pasur kufi, dhe përse emetojmë kaq shumë karbon në atmosferë, sikuër toka të mos ishte planeti ku jetojmë. Çdokush do ia dilte më mirë vetëm sikur të githë të binin dakord për të pasur pak vetë-përmbajtje.

Por duke parë se çfarë bëjnë të tjerët, peshkimi pa limit dhe emetimi i ndotjes ka kuptim individual. Po ashtu përveç se shpjegon katastrofat e vuajtjet, koncepti ndihmon politik-bërësit të dalin me zgjidhje për probleme të ngatërruara.

Pajisur me ekuilibrin Nash, ekonomistët pretendojnë se kanë arritur të mbledhin miliardë për buxhetin publik. Në vitin 2000, qeveria britanike përdori ndihmën e tyre për të dizenjuar një ankand të posaçëm ku u shitën licencat e operimit të telefonisë së lëvizsshme, 3G për një shumë fantastike prej 22.5 miliardë paundësh. “Hileja” e tyre ishte ta trajtonin ankandin si një lojë dhe të sofistikonin rregullat në mënyrë të tilla që strategjia më e mirë për blerësit ishte të bënin oferta mburravece (fitimtarët e ankandit ishin më pak se të kënaqur nga rezultati).

Sot ekuilibri Nash mbizotëron në ekonominë mikro, edhe pse me disa saktësime. Duke pasur paarsysh se koncepti u premton ekonomistëve pushtetin për të zgjedhur fituesit dhe humbësit, është e lehtë të kuptosh përse.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/