728 x 90 Leaderboard

Eksplorimi i universit: një planet i madh endet në hapësirë dhe lëshon një aureolë të çuditshme

Astronomët kanë zbuluar një planet 12 herë më të madh se Jupiteri, i vendosur afër sistemit tonë diellor, në një distancë prej 20 vitesh dritë nga Toka.

Ky trup ngjyrë kafe shkon në një galaktikë të vetmuar dhe ka një aureolë shumë të pazakontë (dritë polare) që del nga boshti i saj. Planeti, siç është vërejtur, ka një fushë magnetike që është 200 herë më e fortë dhe më e madhe se në planetet e sistemit tonë.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt për origjinën e këtij trupi apo çfarë e shkakton aureolën.

Objekti i pazakontë është në një zonën gri mes yjeve dhe planeteve dhe është klasifikuar si një “xhuxh kafe”.

Ai u zbulua për herë të parë në vitin 2016, me ndihmën e teleskopit të shumëfishtë (VLA) në Neë Mexico, i cili zbulon sinjale radiofonike. Teleskopi zbuloi pesë objekte, dhe shkencëtarët besonin se ishin të gjitha “xhuxhë” ngjyrë kafe.

Megjithatë, një sondazh shtesë zbuloi se një nga objektet, i quajtur SIMP J01365663 + 0933473, ishte shumë më i ri dhe më i vogël se pjesa tjetër. Sipërfaqja e saj ka një temperaturë prej rreth 825 gradë dhe llogaritet të jetë 200 milion vjeçar.

Disa kanë arritur në përfundimin se ky nuk është një “xhuxh i kaftë”, por një planet “i lirë”.

“Ky objekt është plot me surpriza dhe duket se ne mund të na ndihmojë të kuptojmë proceset magnetike në yje dhe planete”, tha Dr. Melodie Kao, një astronom nga Universiteti Shtetëror i Arizonës.

Hulumtimi u botua në The Astrophysical Journal. /tesheshi.com/

Related posts