EKSPERTI/ S-400 për Turqinë: pse janë problem për SHBA-të dhe jo për NATO-n

Rusia ka nisur dorëzimin e sistemeve raketore mbrojtëse S-400 në Turqi, pavarësisht kërcënimeve dhe kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara.

Tani, vendi evropiano-aziatik pret të funksionalizojë sistemin e raketave deri në prill të 2020-tës. Siç pritej, SHBA ka nisur hapat e hakmarrjes duke hequr Turqinë nga programi F-35 ku kjo e fundit ishte bashkëpunëtore.

Ndërkohë, disa orë pasi SHBA filloi zyrtarisht procesin për të dëbuar Turqinë nga programi i fluturimit F-35, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, duke folur në forumin vjetor të Aspen Institute në Kolorado, theksoi për shqetësimet e tij lidhur me vendimin e SHBA.

Stoltenberg tha se një lëvizje e tillë “nuk është e mirë për asnjërin”.

Për të shpjeguar rëndësinë e vendimit, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Antalias Edward Erickson, thotë se NATO nuk do të preket dhe “do të mbajë një epërsi të lehtë ajrore pa F-35 të Turqisë, heqja e së cilave “nuk dëmton aftësinë e përgjithshme të NATO-s sepse forcat e tjera ajrore kanë shumë F-35 “.

Ai shtoi se vendimi i Uashingtonit do të krijojë një parandalim strategjik të veprimit të NATO-s, pasi sipas tij, F-35 është një sistem strategjik i armëve që luan një rol kyc të parandalimit kundër fuqive të tjera sfiduese si Rusia”.

Marrëdhëniet Turqi-NATO

Duke theksuar se anëtarët e NATO-s si SHBA, Gjermania, Holanda dhe Spanja të gjitha kanë sistemet Patriot, Erickson thotë se aleanca do të “preferonte” që Turqia të merrte raketat Patriot sepse ato janë në përputhje me sistemet e mbrojtjes ajrore të vendeve të tjera të NATO-s.

Megjithatë, sipas tij, integrimi i ish-vendeve të Paktit të Varshavës në NATO tregoi se armatimi rus mund të bashkëjetonte krahas armëve perëndimore.

“NATO ka një histori 20-vjeçare të operimit të pajisjeve sovjetike dhe ruse së bashku me sistemet e NATO-s”, thotë ai duke iu referuar Polonisë, Rumanisë, Hungarisë dhe të tjerave që “ende përdorin avionë dhe tanke sovjetike”.

Fakti që Turqia ka S-400 është më shumë një problem për SHBA-të sesa NATO-n, sugjeron Erickson.

“Sipas mendimit tim, kjo nuk është çështje operacionale për NATO-n. Ky është më tepër një shqetësim për NATO-n sesa një problem dhe NATO mund të punojë me lehtësi rreth vendosjes së S-400 në Turqi”, thotë Erickson.

Ai nuk e beson që vendet e NATO-s, madje edhe SHBA, do të duan të humbasin një aleat aq të rëndësishëm sa Turqia e cila ka qenë një kontribuuese kyçe në politikat dhe objektet e sigurisë së NATO-s.

Marrëdhëniet Turqi-SHBA

Erickson thekson se blerja S-400 e Turqisë është një “problem politik” dhe jo një problem ushtarak për SHBA.

“Që nga viti 1974, Turqia ka lëvizur drejt krijimit të një industrie të brendshme të mbrojtjes që është e pavarur nga Shtetet e Bashkuara”, shton ai.

“Amerika do të preferonte që Turqia dhe të gjithë klientët e saj të armëve të mbeten të varur nga armët dhe pjesët rezervë amerikane, sepse kjo mund të përdoret si levë politike për të arritur qëllimet e politikës amerikane”.

Problemi politik është “i kapshëm dhe i riparueshëm” nëse është i kufizuar vetëm në shitjet e F-35, argumenton ai.

Megjithatë, paralajmëron ai, SHBA mund të vendosë “sanksione ekonomike”, pas së cilës “do të kishte një “tërmet marrëdhëniesh”.

Turqia gjithashtu ka filluar kohët e fundit të shpojë në Mesdheun lindor jashtë brigjeve të Qipros Veriore, ku thuhet se do të mbrojë interesat e Qipros Veriore, pavarësisht kërcënimeve nga BE dhe SHBA. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts