728 x 90 Leaderboard

Eksperti belg i BE-së: Ngecja e marrëveshjes së Përzhinos rrezikon integritetin e Maqedonisë

Në interesin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është që të vazhdohet me implementimin e çështjeve të përfshira në Marrëveshjen e Përzhinos, me qëllim që të mos cenohet integrimi i vendit në NATO dhe në BE, informoi sot eksperti belg Piter Vanhoute.

“Duke i marr parasysh ngjarjet e fundit, grupi punues u mor vesh që të fokusohet në takimet bilaterale me qëllim që të zgjidhen dy çështjet kyçe: zgjedhja e prokurorëve të ngelur në Prokurorinë speciale, si dhe emërtimi i ministrave dhe zëvendës ministrave në Qeveri”, deklaroi Vanhoute.

Pasi që të arrihet marrëveshje, sipas Vanhoute do të thirret një takim i grupit punues që zyrtarisht do të përmirësoj vendimet që janë sjell gjatë kohës së takimeve bilaterale.

“Vlerësojmë se duhet që t`i iket të gjitha shtyrjeve të implementimit të Marrëveshjes. Është në interesin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që të vazhdohet me implementimin e çështjeve që janë të përfshira në Marrëveshje, me qëllim që të mos cenohet integrimi i vendit në NATO dhe në BE”, shtoi Vanhoute.

Në njoftim thuhet se në periudhën e ardhshme Vanhoute nuk do të jap deklarata për media dhe nëse ka progres në bisedime do të njoftohen me kohë në formë elektronike.

/tesheshi.com/

Related posts