Auto Dak
Auto Dak

Ekspertët: Ndani 30 minuta për fitnes që të fitoni energji për tërë ditën

Rutina ditore e ushtrimeve fizike duket po aq e mërzitshme sa shporta e rrobave të paralara, por duhet ta pranojmë: 30 minuta në ditë janë diçka që mund ta bëni.

Ekspertët thonë se 30 minuta ushtrime kardio brenda pesë ditëve të javës e ngritë rezistencën e trupit tuaj dhe fleksibilitetin e muskujve në mënyrë mjaft të dukshme.

Secili lloj i ushtrimeve i bën mirë trupit në mënyrën e vet, prandaj është e rëndësishme që të gjendet koha dhe të krijohet rutina.

Së pari, është mirë të pranohet një program të cilin ia caktoni vetes, apo që ua cakton një profesionist i fitnesit, dhe këtë program mund ta zbatoni në shtëpi, pjesërisht në zyrë, apo kur dilni për shëtitje në natyrë.

Disa këshilla të rëndësishme nga “të provuarit” tregojnë se lënia e aktivitetit fizik pasi të ktheheni nga puna në shtëpi, nuk do të kryej punë.

Prandaj, orari duhet zhvendosur ose në mëngjesin e hershëm, ose në darkë kur jeni më të lirë.

Ajo që është e rëndësishme për tu kuptuar është se për të marrur rezultatet duhet pritur me durim, ndërkohë që qëndrueshmëria në synime duhet të vazhdojë.

Për ta motivuar veten ju mund të krijoni një ambient të vogël në shtëpi, në obborr, apo nëse keni luksin, edhe në zyrën tuaj.

Mjaftojnë 30 minuta nga dita e plotë, dhe do të fitoni energjinë e gjithë atyre ditëve të lodhura. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts