Auto Dak
Auto Dak

Ekspertët: Dieta “detoks” është absurde, trupi bën detoksin vet!

Trupi i njeriut ka një sistem filtrimi me te cilin ai vetëpastrohet në mënyrë sistematike nga toskinat. Organet të tilla si lëkura, aparati intestinal, mëlçia dhe veshkat e pastrojnë atë periodikisht. Andaj ekspertet theksojnë se mënyra më e mirë e nje stili te shendetshem jetese është respektimi i një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, shoqëruar me një mënyrë aktive të të jetuarit, në vend të përdorimit të mënyrave dhe metodave të sforcuara, sikurse dieta detox.

Teoritë lidhur me pastrimin e organizmit përmes pijeve dhe ushqimeve të caktuara qarkullojnë përditë, sidomos në internet.

Por, a është vërtetë e nevojshme të konsumohen pije të caktuara për të eliminuar toksinat, dhe a ka rrezik që përdoruesit e dietave të jenë pre e dietave abuzive?!

Dietat e njkohura me emrin “Detox” ka kohë që kanë marrë famë, dhe inkurajojnë përdorimin e limonit, xhinxherit dhe trangujve në ujë. Deri këtu, s’ka gjë të keqe. Por kur sasia e lëngjeve dhe përbërësve të kombinuar rrezikojnë nivelin e PH-së trupore, nisin problemet reale.

Ka shumë që konsiderojnë “detox-in” si marketing, por ky lloj marketingu po shihet të jetë abuziv me shëndetin.

Sipas një shkrimi të disa mjekëve britanikë të “Milton Keynes Hospital”, dieta detox nuk është veçse një mënyrë jo efektive, madje e dëmshme dhe e rrezikshme për ata që abuzojnë dhe nuk dinë të përdorin këtë dietë, shkruan The Observer.

Në favor të teorisë së tyre, ata sjellin rastin e një gruaje angleze, të cilën e përshkruajnë edhe në “British Medical Journal Case Reports”, dhe që e cekin si një rast që duhet marrë parasysh.

47-vjeçarja britanike kishte marrë në mënyrë të vazhdueshme një kokteil barërash me bazë qumësht gjembaçi, çaj jeshil, Vitaminë B, rrënjë valeriane, shoqëruar me sasi te mëdha uji. Si pasojë, ajo kishte pësuar humbje ndjenjash dhe fenomene krizash epileptike. Pas shtrimit në spital, tek gruaja ishin vënë re nivele të ulëta te natriumit.

Në lidhje me këtë temë më pas kanë ndërhyrë edhe “Association of British Dieters” që publikuan një raport në të cilin theksonin se “ideja e dezintoksikimit të organizmit në vetvete është një absurditet”.

Sigurisht, që secili prej nesh mund të jetojë 24 orë duke ngrënë sallata dhe duke pirë ujë me xhinxher, por nëse këtë e bëjmë rutinë, rreziqet bëhen të heshtura brenda në trup.

Askush nuk është kundër konsumit të frutave, perimeve, lëngjeve të shtrydhura apo gjithçkaje të freskët, mirëpo e vërteta është se nuk mund të jetohet vetëm me ato. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts