Auto Dak
Auto Dak

Flet Ajet Rexhepi: fati i zi i shqiptarit në Maqedoni kur flet gjuhën e nënës në administratë shtetërore

Intervistoi: Mensur Krasniqi

Një skandal i madh ka tronditur gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Nuk mjaftuan diskriminimet e ndryshme si në aspektin social, ekonomik, kulturor të shqiptarëve ndaj maqedonasve, por së fundmi atyre iu ndalohet edhe komunikimi joformal në gjuhën amtare(shqipe) brenda një institucioni. I tillë ishte rasti me Ajet Rexhepin i punësuar në komunën e Gazi Babës në Shkup. Ai, në intervistë për portalin tesheshi.com  ka sqaruar se si është ndaluar nga udhëheqësja e sektorit të flasë me kolegun e tij shqiptar në gjuhën shqipe, dhe mospërfilljen e ankesës së tij për këtë kërkesë të pakuptimtë nga ana e koleges së saj nga Komisioni për Antidiskriminim, të cilët e vlerësuan si të pabazë. Po ashtu, në kuadër të kësaj interviste Rexhepi është shprehur se ky rast nuk ëshët i vetmi, pasi të tilla raste të diskriminimit për shqiptarët ka dhe të tjera, mirëpo jo çdokush do të rrezikonte të ballafaqohet me pasojat eventuale të hakmarrjes gjatë punës. Madje sipas tij, ai posedon dokumentacion se pikërisht udhëheqësja e sektorit që i’a ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe është avancuar në pozitë pune në mënyrë jashtëligjore.

 dok11

Si ndodhi që brenda ditës të shndërrohesh në figurën kryesore të lajmeve ditore në Maqedoni, si shqiptari i diskriminuar në baza gjuhësore nga institucioni ku punon?

As që e kam menduar e as që e kam paramenduar që do të shndërrohem në figurë kryesore të lajmeve ditore në Maqedoni. Unë si nëpunës shtetëror, në kuadër të Administratës komunale të Komunës Gazi Babë – Shkup, vetëm se e kam shfrytëzuar në mënyrë ligjore instrumentin e ankesës ndaj një kërkese të pakuptimtë prej udhëheqëses së sektorit për çështje financiare ndaj meje, mos të them shoviniste nga aspekti gjuhësor, deri te Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi. Gjatë kësaj procedure ligjore, kam shpresuar se ndërkohë do të ketë ndonjë kërkim faljeje nga autorja, por jo, asnjëherë nuk ndodhi kjo. Unë asnjëherë nuk iu jam përfill kësaj kërkese e as që jam nënshtruar, se nuk ka forcë që më ndalon përdorimin e gjuhës time, atë të nënës. Unë asnjëherë nuk kam ndalur të folurit gjuhën shqipe, bile-bile kur kam punuar në sportelin e komunës Gazi Babë, në hyrje dhe dalje nga sporteli, përveç gjuhës maqedone ka pasur mbishkrim edhe në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe. Këtë e din të gjithe ata që kane kaluar nëpërmjet këtij sporteli gjate viteve 2006-2010. Unë u befasova shumë nga qëndrimi i këtij komisioni në të cilin marrin pjesë edhe anëtarë shqiptarë. Me qëllim apo pa qëllim, ata duhet të japin sqarim vetëm nga komisioni, e barazojnë komunikimin joformal me atë formal, bile shkojnë edhe më larg ku vërtetojnë qëndrimin e komunës në korrespondencën mes veti se në hapësirat zyrtare të komunës duhet që komunikimi të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase. Ky qëndrim i tillë i këtij komisioni është pa preçedencë sepse në Kushtetutën e Maqedonisë qartë është e ndaluar çdo kufizim të përdorimit të gjuhëve, pra edhe të gjuhës shqipe. Ky qëndrim i këtij komisioni më brengosi shumë dhe më revoltoi pa masë. Prandaj edhe është theneluar ky komision, që duhet të jetë korrektues i devijimeve të mundshme që mund të ndodhin nëpër institucione por edhe nga ndonjë udhëheqës sektori apo nga ndonjë individi që drejton institucion shtetëror, lokal apo publik. Unë pasi e mora këtë vendim e shpalla në profilin tim në facebook dhe pas kësaj e dini edhe vet u bë bujë e madhe nëpër media dhe në gjithë shtetin, pasi që ky rast ështëi vetmi që është i dokumentuar në këtë formë. Tash me siguri që do të tentohet të amortizohet dhe të ulet dëmi i bërë nga ky vendim por nuk do të mundet. Si çdoherë edhe tani do të dalin njohës të mirë të gjuhës dhe letërsisë, do të japin analiza të këtyre fjalëve dhe do ta shtrembojnë të vërtetën.

dok22

Pas denoncimit tim të këtij rasti komisioni në fjalë ka pasur për obligim të merr mendimin që është kryer diskriminim dhe ti ndaloj qysh në fillim të këtij devijimi dhe komuna si organ të merr masa parandalimi dhe ndaj udhëheqëses së sektorit ti shqiptohet masa sipas ligjit për nëpunësa administrativ.  Por, asgjë prej kësaj nuk ndodhi, prandaj edhe jehona është kaq e madhe në shtet. Nuk duhet gjithmonë në këto procese juridike të shikohet përkatësia politike dhe përbërja e parlamentit që i ka emëruar, e kam fjalën për anëtarët shqiptarë në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi, por duhet mirë të mendohet se mendimet e tilla që i jep ky organ se çfarë pasoja mund të ketë tani dhe në të ardhmen për gjithë shqiptarët që punojnë në administratë.

Çka është me rëndësi tani për jush pas e gjithë kësaj që ka ndodhur?

Për mua është me rëndësi që kjo punë të rregullohet në mënyrë ligjore, ashtu sikurse duhet, e jo sipas vullnetit tim apo sipas vullnetit të shefit tim. Këto punë duhet të rregullohen dhe të zgjidhen sipas ligjit, rregulloreve dhe sipas statutit të komunës, e jo sipas asaj që a jam i zoti unë apo jo t’i dalë ballë jo vetëm kësaj kërkese të pakumtimtë por edhe të tjerave në të ardhmen. Kam dorëzuar edhe një ankesë deri te Ombudsmani për një rast tjetër të ngjashëm me këtë dhe qëndrimi i i këtij institucioni është se mbi meje është kryer diskriminim mbi bazë të përkatësisë gjinore. Çka është e barabartë dhe simptomatike në të gjitha këto procese juridike qe i kam ngritur ndaj komunës dhe padrejtësive që më janë bërë mua, vërehet qartë se të gjitha këto organe, sikurse është Ombudsmani dhe Inspektorati shtetërorë për administratë, edhe pse konstatojnë parregullsi dhe shkelje të ligjit, në fund më drejtojnë të ankohem në gjyq pasi që atyre organeve ua kanë marrë ingerencat që të vazhdojnë procesin më tutje.

 

A mund të quhet precedent rasti juaj, ose ka pasur  të tilla raste ku shqiptarët janë diskriminuar, sakaq të mos guxojnë të flasin  as ndërmjet tyre në gjuhën amtare?

Nuk besoj se rasti im është i pari, sa i përket ndalimit ose kufizimit të ndonjë të drejtë që u takon shqiptarëve që punojnë në administratë. Ta japim një shembull me këtë rast: ne gjithë e dimë se shqiptarët që janë kohë të gjatë të punësuar në administratë edne nuk kanë lëvizur as një milimetër në karrierën e tyre, dmth nuk kanë arritur të ngriten në nivelin e udhëheqësve në kuadër të sistematizimit të vendeve të punës nëpër ministri. Ne e dimë që kemi raste ku shqiptarë të punësuar në administratë me shkollë të mesme, që ndërkohë kanë diplomuar, nuk u pranohet arsimi i lartë me pretekst se nuk ka mjete në buxhet ose nuk mund të marrin pajtim nga Ministria e Fnancave për shpallje të vendit të lirë të punës, edhe pse në Ligjin për nëpunës administrativë ka një nen ku jepet mundësia që një nëpunës shtetërorë që është me arsim të mesëm të kalojë në nivelin me arsim të lartë si fillestarë. Por këtë dispozitë nuk e aplikojnë për nëpunësit shqiptarë në administratë. Nëse pak e analizojmë strukturën e udhëheqësve të sektorit nëpër ministritë, kohën kur ato kanë marrë këtë detyrë dhe i krahasojmë këto të dhëna në Agjencionin për administratë do të shohim se shumë nga këto udhëheqës të sektoreve nëpër ministri nuk i janë nënshtruar provimit administrativ në këtë agjencion edhe nuk ka pasë shpallje për këto vende pune.   Me këtë rast kemi thyerje flagrante të Kushtetutës së Maqedonisë ku thuhet qartë se çdo qytetar në Maqedoni ka të drejtë punësimi, pastaj të dispozitave ligjore që e rregullojnë këtë lëmi të regrutimit të nëpunësve shtetërorë në administratë dhe punësimit të tyre. Këtu kemi haptazi diskriminim sistemor dhe të organizuar që nuk mundet vetëm me një vendim apo pres konferencë të ndonjë partie politike të zgjidhet, prandaj kemi raporte nga EU ku kërkohet departizimi i administratës publike dhe shtetërore. Unë mendova se do t’ia dal vetë të zgjidhë këtë problem nëpërmjet instrumenteve juridike që i kam në dispozicion, por sikurse shikojnë të gjithë, nuk është e mundur. Tash me këtë dokument të gjithë u vërtetuan se diçka nuk është në rregull. Unë i kam mundësitë e kufizuara, sikur një nëpunës shtetërorë dhe nuk e di se çka më pret nesër në punë pas këtij senzibilizimi të rastit në fjalë.

dd2 (1)

Po si guxove ta paraqesish rastin, ke menduar pasojat që mund të kesh më pas, apo shpreson se nga sot e tutje do gëzoni trajtim më të mirë në punë?

Populli thotë se vija e ndarjes, e dallimit mes një budalle dhe një trimi është e vogël. Unë kam menduar shumë për këtë dhe jam i bindur se do të kem pasoja në punë. Ne gjithë e dimë se “nuk është e lejueshme që një nëpunës i thjeshtë t’i bëjë probleme një komune të tërë”. Unë thjesht kam shfrytëzuar instrumentet ligjore që i kam në dispozicion, nuk kam pas qëllimin që veprimet e mia ti drejtoj kundër dikujt, përpos avancimit të të drejtave të mia në punë, kundërshtimit tim ndaj dukurive negative dhe ndaj padrejtësive në punë. Nëse dikush ua jep të drejtën për ankesë, dhe ju e shfrytëzoni atë pse pastaj ai që ankohet të ketë reperkusione dhe pasoja në punë?! – Pse? Nëse në këtë rast rritet trysnia ndaj meje në punë, atëherë vërtetohet se e kam pasur me të drejtë dhe se organet tjera shtetërore duhet të veprojnë në mënyrë adekuate. Nëse nuk veprojnë atëherë vërtetohet se nuk kemi shtet juridik dhe se drejtësia është selektive. Unë nuk jam i bindur se në të ardhmën e afërt të kem ndonjë trajtim më të mirë në punë, pasi që në këtë drejtim kam dhënë edhe një ankesë deri te organi i shkallës së dytë, domethënë deri te Agjencioni për administratë. Këto ditë hyri në fuqi sistematizimi i ri i vendeve të punës në administratën komunale të Gazi Babës. Na i ndanë vendimet e reja sipas këtij sistematizimi. Unë e ankova këtë vendim dhe kërkova nga Agjencioni për administratë që të vlejnë të njëjtat rregulla dhe ligje sikurse më parë janë praktikuar për disa kolegë tjetë në punë ku punoj. Udhëheqësja në fjalë që tentoi të na ndalojë që të flasim gjuhën shqipe është punësuar në vend punë Këshilltare. Pas disa viteve, pa shpallje dhe pa nënshtrimin e saj në provimin shtetërorë në Agjencionin për administratë, me akt të brendshëm është avancuar në Udhëheqëse e sektorit. Unë tash, me këtë rast, e kërkoj po të njëjtën mënyrë sikurse ka vlerë për atë të vlenë edhe për mua, ndërkohë duke u thirrur në Marrëveshjen paqësore kornizë të Ohrit, marrëveshje që është inkorporuar në Kushtetutën e Maqedonisë dhe në Parimin e drejtë dhe adekuate të punësimit të nëpunësve shtetërorë në administratë. Pas këtyre kërkesave të shumta e di se ju kam bë telashe udhëheqësve të përkatësisë maqedone, por edhe neve na takojnë dhe duhet marrë ato të drejta tona që na takojnë në kuadër të administratës komunale. Vërtetë nuk e di dhe smundem ta paramendoj se çfarë pasoja do të kem në punë, por vërtet shpresoj se menaxhmenti duhet të kuptojë se duhet ndryshuar sjelljet e tyre dhe vendimet e tyre dyhet përfshirë edhe ineteresin tonë në këtë komunë.

Përveç mediumeve, cili ishte qëndrimi i partive politike shqiptare pas publikimit të këtij rasti diskriminues? A kanë ngritur zërin ndonjëra nga partitë?

Për këtë pyetje nuk kam përgjigje, pasi që nuk jam anëtarë i asnjë partie politike dhe ky rast ka të bëjë me çështje juridike dhe ligjore. Për aspektin politik të kësaj qështje duhet të prononcohen vetë partitë politike dhe të kërkojnë zgjidhje politike dhe institucionale që mos të kemi më telashe të tilla neve që jemi nëpunësa shtetërorë. Edhe pse duhet të shtoj me këtë rast se në vitin 2009, në zgjedhjet lokale isha formalisht i propozuar si kandidat për Kryetar të Komunës së Gazi Babës nga rradhët e Demokracisë së Re, por isha i përkrahur nga të gjitha partitë shqiptarë që veprojnë në kuadër të komunës së Gazi Babës nga të gjitha shoqatat që veprojnë këtu dhe nga intelektualë të pavarur, pra kam qenë si kandidat i vetëm shqiptar. Në këto zgjedhje arritëm një numër të madh të votave që i grumbulluam në një vend. Për fat të keq, nuk arritëm që edhe listat për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Gazi Babës ti bashkojmë në një listë të përbashkët, duke marrë parasysh përqindjen e popullatës shqiptare në Komunën e Gazi Babës që zyrtarisht është 18%. Prej atij viti e deri më sot nuk kam qenë anëtarë i asnjë  partie politike dhe si nëpunës shtetërorë nuk e di se sa kam të drejtë të komentoj çështje politike në vendin e punës. Çdo veprim politik shpërblehet apo dënohet nga populli në zgjedhje, ndërsa unë si nëpunës shtetërorë jam i obliguar që të respektoj vullnetin e popullit në zgjedhje dhe të praktikoj dispozitat ligjore që i sjell Parlamenti i Maqedonisë. Çdo ankesë i qytetarëve në drejtim të zgjedhjes së problemeve të tyre administrative është pasojë e sjelljes së ligjeve nga Parlamenti në fjalë. Unë dhe të gjithë nëpunësit tjerë shtetërorë jemi të obliguar dhe të detyruar ti praktikojmë këto ligje, sado që ato të jenë të mira apo të këqija, ne nuk e kemi forcën për ndryshimin e tyre.

Dhe për në fund si e vlerëson aplikimin e gjuhës shqipe nëpër institucionet shtetërore në përgjithësi, meqë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti insiston se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare nëpër gjithë territorin e Maqedonisë?

Nuk mundem të komentoj deklarata politike nga kjo pozitë se nuk jam i angazhuar politikisht. Unë jam përkthyes i autorizuar shqip-maqedonisht dhe anasjelltas. Kur e morra vendimin nga Ministria e drejtësisë dhe kur duheshte ta rregulloj vulën, ma refuzuan nga Gjyqi Shkup 1 sepse teksti në këtë vulë ishte shqip dhe maqedonisht. Sekretari i Gjyqit Shkupi 1 ma refuzoi kërkesën dhe më detyroi që vulën për përkthyes i autorizuar ta bëj vetëm në gjuhën maqedonase. Kam pas rast kur në arkivën e qeverisë së Maqedonisë kam tentuar që vetëm në gjuhën shqipe të dorëzoj ankesë deri te Zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, por nuk ma kanë pranuar, ndërsa të njëjtën ankesë më vonë ma pranuan në arkivën e cila ishte apostafat e këtij Sekretariti. Kam kërkuar nga Ndërmarrja publike e ujësjellësit që faturën për ujë të ma dërgojë edhe në gjuhën shqipe më kanë dhënë përgjigje me telefon se nuk kanë kushte teknike. Përveç nga Ombudsmani që përgjigjet mi ka kthyer edhe në gjuhën shqipe, nuk kam hasë në rast të tillë nga ndonjë organ tjetër shtetërorë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts