Auto Dak
Auto Dak

PËRCAKTIMI/ Në pritje: Ekonomia gjermane, po rrëshqet apo jo në recesion?

Staticienët gjermanë do të njoftojnë të enjten nëse ekonomia më e madhe e Evropës është zhytur në recesion që prej një rënie prej 0,1 përqind të produktit të brendshëm bruto, me analistë në të gjithë botën duke pritur atë moment.

Eksporti në ekonominë gjermane është një problem në rritje, veçanërisht në Kinë, thonë mediat.

Ndërsa ekonomia kineze ngadalësohet, e kjo pas 30 vitesh rritjeje të qëndrueshme, kërkesa për mallra industrialë gjermanë ka filluar të dobësohet.

Në kohën e rënies së Murit të Berlinit, tregtia dypalëshe midis Gjermanisë dhe Kinës ishte relativisht e dobët, dhe në 1990 Kina përbënte vetëm 0.6 përqind të eksporteve gjermane.

Ekonomia me vlerë 3,400 miliardë euro

Sidoqoftë, me forcimin ekonomik të superfuqisë aziatike, gjithashtu u rrit vlera e tregtisë midis dy vendeve, kështu që pjesa e Kinës në eksportet gjermane u rrit në 7.1 përqind vitin e kaluar.

Që nga kriza financiare e vitit 2008, eksportet gjermane në Kinë janë rritur që në vitin 2015, duke arritur një rekord 93 miliardë euro vitin e kaluar.

Ndërsa kjo mund të konsiderohet një shumë simbolike në ekonominë gjermane me vlerë 3,400 miliardë euro, eksportet në Kinë ishin një nga komponentët që qeveria e Berlinit mund të llogariste në bërjen e parashikimeve të rritjes ekonomike.

Të gjithë kanë përfituar nga Kina – kompani të mëdha si Siemens, BMW dhe Volkswagen

Një rezultat i tillë nuk do të ishte pa një qasje politike.

Merkel: Partneri më i rëndësishëm tregtar

Kancelarja Angela Merkel ka vendosur të ndjekë politikat e paraardhësit të saj, Gerhard Schroeder, dhe për hir të biznesit e shpërfill kritikën ndaj të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pronësisë intelektuale të Pekinit.

Prosperiteti i marrëdhënieve gjermano-kineze është i mjaftueshëm për të thënë se në shtator, Merkel vizitoi vendin për herë të 13-të në 14 vjet.

“Kina është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar, por prirja është e vështirë të parashikohet në të ardhmen”, tha Axel Mattern, një anëtar i bordit në Portin e Hamburgut, për Reuters, ku ngadalësimi i eksporteve është më i dukshëm.

Shifrat e doganave kineze tregojnë se importet nga Gjermania ranë 3.6 përqind nga viti në vit në gusht dhe 9.2 përqind në shtator.

Në nëntë muajt e parë, Kina importoi dy përqind më pak mallra gjermane sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dobësimi i kërkesës kineze si shkak i prodhimtarisë më të ulët industriale u njoh edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili shkurtoi parashikimet për rritjen e PBB-së gjermane në 0.5 përqind në këtë vit dhe 1.2 përqind në vitin e ardhshëm.

“Ftohja e ekonomisë kineze”

Shoqata e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK) ka analizuar luftën tregtare të SHBA-Kinë dhe ftohjen e ekonomisë kineze si arsye pse eksportet gjermane do të bien vitin e ardhshëm, për herë të parë që nga kriza financiare.

Disa kompani tashmë janë duke ndjerë ndikimin.

Kështu, për shembull, firma e pjesëve të automjeteve në pronësi të familjes bavareze, Brose Group fajësoi kërkesën e ulët kineze si arsyen e pushimeve nga puna të muajit të kaluar të 2,000 punëtorëve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts