Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ekonomia, Basha: Unë dhe qeveria, ja ndryshimi

Kreu demokrat Basha pretendon se qeveria dështoi të ndihminte biznesin në këtë kohë krize paqndemike.  

“Ndihma reale për ekonominë nga qeveria Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon. Faktet sot tregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria.

Qindra biznese të vogla kanë mbyllur dyert, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës,qindra studentë e kanë të pamundur të përballojnë jetën studentore. Këtë vit shumë familje  do ta kenë të pamundur të çojnë femijët në universitete për shkak të pamundësisë ekonomike”, gjykon njeriu i parë i opozitës.

Por sipas tij, nëse ai vjen në pushtet, situata ekonomike do përmirësohet.

“Punësimi  mbetet prioriteti im kryesor dhe për ta garantuar këtë ne  do të marrim vendimet dhe veprimet e nevojshme.

Lehtësimi i barrës fiskale, përgjysmimi i lejeve dhe liçencave dhe ulja e taksës së punës janë disa nga masat e para që do marrë qeveria jonë.

Ne do të krijojmë kushtet ekonomike dhe sigurinë e nevojshme që investitorë të huaj me potenciale të mëdha punësimi të vijnë në Shqipëri”, përfundon Basha. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts