Auto Dak
Auto Dak

Egjipti po përpiqet ta ndalë shitjen e “kokës së Tutankhamenit” në Londër

Egjipti po përpiqet të ndalë shitjen e statujës së  Tutankhamenit, pasi ajo pritet të dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve Christie në Londër.

Statuja – koka e sunduesit egjiptian Tutankhamen, pritet të shitet më shumë se 4 milionë dollarë më 4 korrik.

Ajo u gjet në tempullin Karnak në Egjiptin e Epërm, dhe statuja është duke u shitur nga Koleksioni Resandro – një koleksion privat i artit egjiptian.

Në një deklaratë të botuar në faqen e tyre në Facebook, Ministria e Antikiteteve egjiptiane tha se ata u kanë shkruar shtëpisë së ankandit dhe agjencicë kulturore të UNESCO-s, për të ndaluar shitjen.

Egjipti tha se ka ligje për mbrojtjen e artefakteve dhe ka kërkuar të shohë dokumentet e pronësisë së artefaktit.

Ambasada egjiptiane në Londër ka qenë në kontakt me Ministrinë Britanike të Punëve të Jashtme dhe shtëpinë e ankandit, për të ndaluar shitjen, dhe kthimin e statujës në Egjipt.

Por Christie tha se ka vërtetuar pronësinë dhe posedon të drejtën ligjore për të shitur statujën.

“Ka një treg të ligjshëm për veprat e artit të botës së lashtë, në të cilën Christie’s ka marrë pjesë për breza. Christie i përmbahet rreptësisht traktateve dypalëshe dhe ligjeve ndërkombëtare në lidhje me pronën dhe trashëgiminë kulturore”.

Mbetet të shihet nëse katër milionë dollarët e kokës së Tutankhamenit do të përfundojnë në duart e koleksionistëve, apo do të kthehen në vendin e origjinës, në Egjipt. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts