Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Egjipti i rikthehet aleancës së vjetër me Moskën

Egjipti i ushtarakëve rikthen aleancën e vjetër të Naserit me Moskën.

Qeveria e Kajros ka firmosur një marrëveshje të rëndësishme me gjigandin shtetëror energjitik rus, për furnizimin e vendit me gaz natyror.

Siç bën të ditur sputniknews, Gazprom do të furnizojë Egjiptin me 1 milion ton gaz natyror deri në vitin 2009.

Konfirmimi është dhënë nga ministri rus i Energjisë, Aleksandar Novak, gjatë firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet kompanisë ruse Gazprom dhe kompanisë shtetërore egjiptiane, EGAZ.

Marrëveshja u firmos gjatë punimeve të Forumit të 22-të Ekonomik të Lindjes (EEF), që u mbajt në Vladivostok nga datat 3 shtator deri ditën e sotme. Punimet e këtij forumi janë drejtuar nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin.

Në forumin që synon rritjen e bashkëpunimit në rajon, morën pjesë më shumë se 4,000 biznesmenë nga 24 vende. Rusia dëshiron të zgjerojë tregun e saj në vendet e pasura të Lindjes së Largët.

Nikita Khrushchev, Gamel Abdel Nasser, and Ben BellaEgjipti dhe Rusia kanë pasur marrëdhënie të mira gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik, kur presidenti egjiptian i pas revolucionit Gamal(Xhemal) Abdel Nasser, i cili përkrahu filozofinë e socializmit në ekonomi, krijoi marrëdhënie të ngushta me Moskën e Nikita Hrushovit.

Pas sulmit të Francës dhe Britanisë së Madhe për Kanalin e Suezit, Bashkimi Sovjetik mori pjesë në investimet për Kanalin që u shtetëzua nga Nasser.

Sot Kanali i Suezit është sërish në duart e shtetit dhe drejtohet nga ushtarakët, por funksionon si trust kapitalist i kuotuar në bursë.

640px-Oil_refinery_at_lake_MarioutEgjipti është një vend i pasur me burime nafte dhe gazi dhe madje është një eksportues i rëndësishëm. Sipas CIA Faktbook, Egjipti prodhon 56.63 miliard metër kub gaz natyror ndërsa konsumon 53.8 miliard metër kub, ç’ka e bën të çuditshëm importimin e gazit nga Rusia.

Egjipti është një nga vendet me deficitin më të lartë buxhetor dhe ka një borxh të brendshëm që shkon deri në 93%.

Kështu: 65.48 miliard dollarë janë të ardhurat buxhetorë në vit, që vjel qeveria e Kajros, ndërsa shpenzimet janë 99.14 miliard dollarë.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts