728 x 90 Leaderboard

Efekti vetting: problemet në pasuri, paralajmërohet kolaps njerëzor në sistemin e drejtësisë

Vettingu mund të çojë në ngërç akoma dhe më të madh sistemin e drejtësisë, pasi shumë prej njerëzve të saj, duke qenë se kanë vënë pasuri të pajustifikuar, kanë zgjedhur të vetëlargohen. Kjo u paralajmërua nga Shkëlqim Ganaj, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, gjatë një raportimi në Komisionin e Ligjeve.

“Rezulton që 50% e tyre të kenë probleme, qoftë për fshehje të pasurive, qoftë për deklarime të rreme, qoftë për raste të konfliktit të interesit. Është një numër shqetësues, jashtëzakonisht i lartë. Vetëm për pjesën e pasurisë, aq sa ne jemi të lejuar të bëjmë, shifra është arritur te 50.1%”, tha Ganaj.

“Pjesa e gjyqtareve të Apelit është pjesa me përqindjen më të lartë të problematikës. Duke parë që Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni, Gjykata e Lartë është me mangësi të mëdha, unë mendoj që vitin tjetër ne do të jemi edhe pa Gjykatë Apeli me këtë trend, që të paktën duket nga të dhënat e para”, shtoi ai. /tesheshi.com/

 

 

Related posts