Auto Dak
Auto Dak

EFEKTI/ Opozita i bindet Perëndimit, proteston paqësisht. Basha: të na shohë Europa!

Protesta nr.6 kombëtare e opozitës para kryeministrisë, ishte reflektim kryekreje i thirrjeve të forta të ndërkombëtareve kundër dhunës. Kjo e fundit u shfaq pothuajse në të gjitha të parat, duke bërë që i gjithë faktori i huaj të reagojë në unison.

Në fjalimin e tij klasik, kreu demokrat Basha, pa flakë e tym në sfond, tha se e gjithë bota po dëgjon thirrjet “Rama ik”, e u përbetua sërish për moslejim zgjedhjesh më 30 qershor.

“Zëri juaj u dëgjua, po dëgjohet, nuk do të ketë asnjë fund tjetër për këtë betejë përveç largimit të qeverisë së krimit. Mjerë ai që nuk ka vesh dhe nuk dëgjon, e dëgjoi gjithë Shqipëria, e dëgjoi gjithë bota. Zgjedhje demokratike pa opozitën nuk do të ketë. Jepjani përgjigjen ta dëgjojë deri në Surrel, ta dëgjojë në çdo bunker që futet: Rama ik”, tha Basha.

Por veç heqjes dorë nga aktet e dhunë, Basha u kujdes që ta miklojë Europën dhe në mesazhe.

“Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le t’i shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores.

Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar ti jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet t’i thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para Kushtetutës e t’i hapë rrugë zgjidhjes politike.

Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit  dhe pengmarrësit ët demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik”, u shpreh Basha.

Më pas, rrugëtimi i opozitës vijoi drejt selisë së parlamentit. /tesheshi.com/   

auto pjese dak

Related posts