Efekti i “JO”-së përtejdetit: vota italiane minon gazësjellësin TAP

Vota italiane mund të ketë një efekt edhe më të rëndë jo vetëm në Europë por në të gjithë zhvillimet globale.

Kundërshtimi i reformës konstitucionale dhe rënia e qeverisë “Renzi” rrezikon seriozisht gazësjellësin TAP pasi rajoni i Puglia-s nuk e ka dhënë “ok” dhe provinca e Galipolit ka votuar kundër ndërtimit të Trans Adriatik Pipeline në territorin e saj.

Me reformën kushtetuese, të gjitha provincat fshiheshin si ente publike dhe do ta kishte kryeministri i Italisë të drejtën e vetos për të firmosur.

Puglia ka qenë një nga rajonet që më shumë kanë ndikuar në humbjen e referendumit.

Në këtë rajon të jugut të Italisë 70 për qind kanë votuar kundër.

Në fakt ka ndikuar edhe një ndarje e fortë e së majtës në Bari e po ashtu në të gjithë Jugun.

Garda e vjetër nuk donte që të hiqet Senati, ndërsa degët lokale nuk pranonin heqjen e miliona eurove si rroga për këshilltarë provincialë dhe ente të tjera lokale.

Komuna e Melendugno-s, pika ekstreme ku kalon TAP në Itali, ka kundërshtuar ndërtimin e tij dhe për këtë po hetohet edhe nga prokuroria e Leçes me akuzën e marrjes së kompetencave të një organi qendror.

Por tani me këtë rezultat situata bëhet edhe më e nderë, duke pasur parasysh se në Romë mund të ngjitet një qeveri më antagoniste e këtij projekti dhe njëherësh filoruse.

Krerët e opozitës italiane kanë të gjithë marrëdhënie të afërta me Kremlinin.

Para tre vjetësh, edhe provinca e Salentos ka kundërshtuar gazsjellësin deri në brigjet e San Foca-s, pjesë e kësaj komune.

Qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile, ekspertë, zyrtarë të Komunës, janë bërë të gjithë bashkë dakord për një “kundër-raport”, që thekson të këqijat e këtij projekti. Ata i kanë bërë një apel edhe parlamentarëve të Puglias, të cilëve u kanë kërkuar të “dëgjojnë zërin e tokës”.

I gjithë fronti “Jo” kanë theksuar në një letër se “popullsia e ka thënë edhe një herë fjalën e saj kundër projektit TAP, (gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline), duke demonstruar edhe faktin se nuk është një vepër strategjike, por që shkatërron ambientin dhe ekonominë e zonës”.

Në letër theksohet se turizmi, peshqit, pasuria nënujore dhe kultura e territorit janë jashtëzakonisht nën rrezik për shkak të gazsjellësit, që nga Shqipëri shkon në Itali. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts