Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Efekti i një marrëveshjeje, Trump: Vuçiç dhe Hoti e bënë botën më të sigurt!

Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi se marrëveshja për normalizimin ekonomik mes Prishtinës dhe Beogradit (Vuçiç-Hoti) do t’a bëjë Serbinë, Kosovën, Ballkanin dhe botën më të sigurt dhe theksoi se një hap i tillë kërkonte guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve, njoftoi Departamenti i Shtetit në profilin e tij në Instagram.

Deklarata kujton vlerësimin e Presidentit Trump mbi marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington: “Kjo është një ditë me të vërtetë historike…Serbia dhe Kosova janë të angazhuar për bashkëpunimin ekonomik”.

Trump thuhet se theksoi se “u desh guxim i jashtëzakonshëm” që Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti të shkonin në këto bisedime dhe të vinin në Uashington për të përfunduar këto zotime.

“Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.

Marrëveshje ekonomike

Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump nga Vuçiç dhe Hoti, nuk përfshin njohjen reciproke.

Nga të dy palët, në 16 pika, përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës u angazhuan për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Serbia pranoi të zhvendosë ambasadën nga Tel Aviv në Jeruzalem dhe, siç tha Trump, “Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts