Auto Dak
Auto Dak

Përplasje shqiptaro-serbe në OSBE, Selami-Daçiçit: Nuk e pengoni dot integrimin e Kosovës në BE


Shqipëria e mbështet fuqishëm presidencën serbe të OSBE-se, por kërkon që gjatë kësaj presidence, Kosova të pranohet si anëtare me të drejta të plota në të.  Anëtari i delegacionit të Shqipërise në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë, Eduard  Selami, i cili ka bërë këtë kërkesë, ka vënë në dukje se marrëveshja e nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë bën të qartë se Kosova nuk duhet të pengohet në integrimin në të gjithë mekanizmat rajonale dhe ndërkombetare.

Por ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç e quajti provokim kërkesën  dhe tha se OSBE-ja nuk është vendi për ta diskutuar këtç çështje.

Selami u përgjigj duke thënë se askush nuk mund të ndalë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Debatet në Asamblenë Parlamentare të OSBE

Deputeti Eduard Selami pyeti nëse i qëndron Serbia i qëndron këtij angazhimi, nëse ka vullnetin dhe a është e përgatitur për anëtarësimin e Kosovës në OSBE ndërkohë që Serbia ka presidencën e rradhës.

Ministri serb Daçiç reagoi ashpër duke thënë se Serbisë nuk duhet t’i kërkohet që të respektojë parimet e OSBE-se, vetëm kur bëhet fjale për Serbinë.

Ivica Daçiç:  “Mos kërkoni nga në që të mos respektojmë parimet e OSBE-së, vetëm kur bëhet fjalë për Serbinë. Unë iu qëndroj të gjitha parimeve të OSBE-se, integritetit territorial, nuk mundem une tani te mbroj me pak integritetin territorial te Serbise sesa te Ukraines. Mos e kerkoni kete nga ne, sidomos nga kryesuesi. Ketu nuk vendoset per kete gje.”

Daçiç përsëriti qëndrimin serb se cështja e Kosovës duhet të kthehet në sistemin e drejtësisë, pavarësisht se gjykata ndërkombetare e drejtësisë e ka konsideruar të ligjshme shpalljen e pavarësisë së Kosovës në baze të ligjit ndërkombëtar.

Ivica Daçiç: “Këtu nuk është vendi që të bisedohet për këtë temë, unë do e kisha lutur Shqiperine qe te merret me çështjet e parimeve te OSBE-se   dhe të mos shqetesohet per bisedimet tona me Prishtinen sepse e gjitha kjo po ndodh ne Bruksel dhe nuk po ndodh ne OSBE.”

Zoti Selami u pergjigj duke thenë se Daçic humbi një mundësi për të jetuar si një president në detyrë i OSBE-së dhe dukej ne ton dhe substancë me shumë si zëdhënës i Millosheviçit.

Eduard Selami: “Nëse ai mendon se pyetja që ngrita une, është një provokim, jam i sigurte se javën e ardhshme në Kongres do te behet e njejta pyetje. Askush nuk mund të ndalë integrimin e Kosoves mbi organizatat ndërkombëtare.”

auto pjese dak

Related posts