728 x 90 Leaderboard

Edi Rama, presion BE-së në Euronews: hapja e negociatave për ne, çështje “jetë a vdekje”

Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se “hapja e negociatave të BE-së me Shqipërinë është çështje jetë a vdekje”.

“Nëse hapen, e kalojmë pragun e së ardhmes; po të mos hapen, mbetemi në të kaluarën”, ka theksuar Rama.

Mesazhi është shumë i qartë dhe një deduksion që reperkursionet politike në vend do të jenë të rënda me një vendim të mundshëm negativ.

Ndaj duket se kryeminstri shqiptar lëshoi mesazhin e hapur ndaj liderëve të BE-së përpara samitit të mesit të qershorit

“Nuk na duhet një datë për të inkurajuar popullin. Ne duhet të hapim negociatat në qershor. Kjo është e gjitha. Dhe nuk na duhet asgjë tjetër. Vetëm të hapen negociatat dhe për Evropën kjo nuk kushton asgjë, nuk do të shpenzojnë asnjë cent për ne. Për ne, kjo është çështje jetë a vdekje, në kuptimin që hapja e negociatave do të thotë se ne po shikojmë drejt së ardhmes dhe kemi lënë pas të shkuarën”, tha Rama.

Pyetjes së gazetares së Euronews që Juncker ka kërkuar që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, kryeministri përgjigjet: “Para së gjithash, nuk prisnim që Presidenti Juncker apo dikush tjetër të na tregonte se kemi ende një luftë të madhe për të bërë me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Thelbi është ky: ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave. Dhe makineria e Komisionit, që është një makineri e fuqishme me shumë ekspertë që merren me fakte dhe jo me lajme të rreme, na ka dhënë një rekomandim pozitiv pa kushte. Por që t’i ndash shtetet në vende me krim dhe vende pa krim, është më shumë se kaq. Nëse ekziston një krim i organizuar europian, është një krim i organizuar i ndërlidhur dhe ne duhet ta luftojmë bashkë”, ka deklaruar shefi i qeverisë së Tiranës. /tesheshi.com/

 

Related posts