Edhe Veseli premton formimin e ushtrisë: Do bëhet ditët në vijim

Për dallim nga presidenti Thaçi i cili në vazhdimësi jep premtime për formimin e ushtrisë por që nuk jep një afat kohor, për kryekuvendarin Kadri Veseli formimi i ushtrisë është çështje ditësh.

“Presim që shumë shpejt ta bëjmë transformimin  e FSK-së në ushtri. Ajo çka është e sigurt që Kosova do ta ketë ushtrinë e saj në ditët në vijim. Kosova është perëndimore dhe është krenare për identitetin e vet. Transformimi i FSK-së në ushtri është proces i pandalshëm, i domosdoshëm dhe në interes të të gjitha palëve”, tha kryekuvendari konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”.

Megjithatë as ai nuk tregoi se si do të bindet Lista Serbe, përfaqësues të së cilës çdo ditë deklarohen se nuk do të japin votat e tyre, pa të cilat edhe nuk mund të formohet. /tesheshi.com/