Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Edhe pse i shajnë kancelaren dhe e kërcënojnë çdo ditë, gjermanët shkojnë me pushime në Greqi

Gjermanëve nuk ua ndjen fare se grekët nuk i kanë qejf madje kërcënojnë tre herë në ditë kancelaren e tyre.

Një numër i konsiderueshëm turistësh nga Gjermania, kryesosht të rinj kanë shkuar në Greqi për pushime, madje në vendin më të “egër” helen, në Kretë.

“Nuk na interesojnë zhvillimet e fundit. Ne do të shkojmë në një fshat të vogël në jug të Kretës, i cili është një vend i bukur”, shprehet një turist gjerman, i cili do të udhëtojë për në Greqi.

Siç bën të ditur “Euronevvs”, rreth 200 mijë gjermanë janë për momentin në ishujt grekë, duke kaluar pushimet e tyre. Por të sigurt ndihen pushuesit, të cilët më herët kishin prenotuar paketa nga operatorët turistikë. Ndërsa numri i turistëve që nisen pa këtë garanci është në rënie.

“Unë kam kaluar gjysmën e kohës gjatë 6 javëve të fundit duke iu përgjigjur shqetësimeve të turistëve. A ka karburant? A do të ketë para? Si mund të marrim ndihmë nëse diçka ndodh?”, shprehet Thomas Kuner, agjent udhëtimesh, duke ngritur disa nga pyetjet e bëra nga turistët gjatë kësaj vere.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i gjermanëve që do të kalojnë pushimet këtë verë në Greqi mund të kalojnë edhe rekordin e 2014-ës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts