728 x 90 Leaderboard

Edhe përmes fotografive: 7200 milje përgjatë rrjedhës madhështore të Misisipit

Fotoreporteri i “Washington Post”, fitues i çmimit Pulitzer, Michael S. Williamson ia del të realizojë punime të mrekullueshme kur udhëton për punë ose për dëshirë. Në këto udhëtime ai i ka rënë kryq e tërthor vendit, duke përdorur me raste autostradën transkontinentale Linkoln apo rrugën 66 e kjo ka ndodhur me dhjetëra herë. Por deri në momentin që nisi të fotografojë infrastrukturën përgjatë lumit Misisipi, Williamson nuk kishte ndërmarrë udhëtime deri në jugun e thellë dhe veri-jugun e vendit. “Isha gati për sfidën që të ndiqja rrugën ujore në vend të asaj rrugore”, thotë ai.

Ndërsa lumi ka një gjatësi prej 2300 miljesh, Uilliamson ndoqi një rrugëtim më të gjatë, në ndjekje të ndriçimit të duhur, në garë me mjetet e dëborës dhe me zigzage për të ngjitur mjaft prej 170 urave mbi lumë, për të fotografuar panoramat dhe qytetet kryesore përgjatë tij. “Lumi është kufi shtetëror në mjaft vende, kështu që nëse kalon lumin nga veriu në jug për të parë anën perëndimore, duhet të nisësh nga e para e të udhëtosh nga jugu në veri për të parë shtetet në anën lindore”, shpjegon fotografi.

Baseni i lumit Misisipi – i treti më i madhi në botë – mbledh ujërat e një zone prej rreth 1.2 milionë metrave katrorë, përfshirë gjithë ose pjesërisht territorin e 31 shteteve dhe dy provincave amerikane si dhe rreth 40 për qind të pjesës kontinentale të Shteteve të Bashkuara. Vetë lumi rrugëton përmes dhjetë shteteve dhe duhen rreth 90 ditë që uji të rrjedhë nga burimi i tij, liqeni Itasca, deri sa të arrijë në gjirin e Meksikës.

Nga peshkimi në akull në veri deri tek skiimi në ujë në jug, komunitete që jetojnë përgjatë lumit ndryshojnë në kulturë po aq sa edhe klima. Në këtë përfundim doli Uilliamson. Por, thotë ai, këto komunitete janë formësuar të gjitha nga afërsia me lumin.

“Bëra shumë fotografi të urave të vjetra dhe argjinaturave të larta që mbrojnë qytetet. Lumi nuk ishte detyrimisht në secilën shkrepje”, thotë ai. “Por, dallohet që është afër”.

Winona, Minesota
Alma, Uiskonsin
Davenport, Iowa
Little Falls, Minnesota
La Grange, Mo
Clinton, Iowa
Ferguson, Ark
Cairo, Ill
Empire, La
Alton, Ill
Elaine, Ark

 

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts