Auto Dak
Auto Dak

Edhe Mustafa si Thaçi: “Shengeni”rajonal, largim nga BE

Pas presidentit Thaçi, edhe kreu i LDK-së është treguar kritik ndaj “Shengenit” ballkanik, duke dyshuar në mirëdashjen e Serbisë.  “Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi”, thuhet në reagimin e Isa Mustafës.

Sipas kreut të LDK-së, politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts