Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Edhe Gjermania ka të marrët e saj: tragjedia që shkaktoi një aventurier me Lamborghini Aventador S (pamje)

Një personazh i njohur aventurash me makinë u arrestua në Gjermani pasi u përplas me një Skoda me Lamborghini Aventador S të tij dhe vrau drejtuesin e saj gjatë një gare të paligjshme në rrugë.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në Autobahn A66, afër Frankfurtit.

Pas timonit të një Lamborghinit të gjelbër ishte personazhi i Instagramit Navid Alpha, i cili ka mbi një milion ndjekës në këtë rrjet të njohur.

Bild gjerman raporton se ai kontrollin dhe u përplas me një gardh mbrojtës para se të godiste një Skoda dhe një Opel.

Menjëherë pas përplasjes, Lamborghini dhe Skoda morën flakë dhe, ndërsa Navid Alpha arriti të dilte nga Lamborghini, shoferi i Skoda-s nuk ishte aq me fat dhe tragjikisht vdiq në vendin e ngjarjes.

Një video e bërë pak para përplasjes tregon aventurierin në fjalë që fluturon me Aventadorin e tij të gjelbër, i ndjekur nga një Aventador Roadster i bardhë dhe një Porsche 911 GT3.

Sipas raportit, Navid Alpha u transferua në një spital aty pranë pas përplasjes dhe aktualisht është në paraburgim policor.

Po kështu, drejtuesi 26-vjeçar i Porsche u arrestua menjëherë pas përplasjes, por hetuesit ende po kërkojnë për drejtuesin e një Lamborghini tjetër që mori pjesë në garë.

Përdoruesi i Instagramit ishte i lumtur të ndante video të ndryshme të tij dhe Aventador S të gjelbër në profilin e tij, duke përfshirë një “histori” ku ai drejton me njërën dorë dhe regjistron një shpejtësi prej 200 km / h me celularin në dorën tjetër. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts