“Edhe dy veta se u nisëm…”, qeveria paralajmëron reformë në tregun e furgon-autobusëve

Afro 5 vite nga trazimi prej qeverisë së linjës së furgonave  të transportit njerëzor, ku shkak qe një aksident në Kukës, duket se sërish do troket momenti i një ndryshimi në linjat e transportit. U paralajmëruar kjo nga ministrja e Transporteve Belinda Balluku, gjatë një takimi me operatorë të këtij tregu.

“Qytetari për ne është shumë i rëndësishëm dhe rregullimi i proceseve të operimit në sektorin tuaj do të bëhet për t’u ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve, për të vendosur rregull dhe drejtësi në mënyrën sesi ju operoni dhe sigurisht për t’ju lehtësuar ju. Të gjithë problematikat tuaja do marrin zgjidhje dhe ju duhet të bëhet pjesë e këtij procesi”, u shpreh Balluku.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, duke thënë se “po përgatisim një paketë që ministria të ketë për gjithë rrjetin e linjave. Të ketë një qartësi se çfarë është më e leverdishme për qytetarin në radhë të parë, sepse duhet ta kuptojmë se nuk jemi as ne, as ju të parët por është qytetari. Ne duhet zgjidhim çështjen në në favor të tij, të çmimit, të tarifave, të komoditetit etj”.

Kështu, duket se drejtuesit e furgonëve dhe autobusëve, të atyre të linjave ndërqytetase apo dhe ndërkombëtare, do trazohen sërish nga qeveria në funksion të disiplinimit të tregut me standarte të reja. /tesheshi.com/     

auto pjese dak

Related posts