Edhe danezët në Botëror, kompletohet Europa për “Rusia 2018”

Danimarka është skuadra e fundit europiane që fiton të drejtën për të luajtur në Botërorin e Rusisë. Danezët kanë përmbysur gjithçka në Irlandë, duke fituar 1-5, me 3 gola manual të yllit të Kristian Eriksen.

Irlandezët e nisën më mirë ndeshjen dhe shënuan të parët me Duffy. Pas disa aksioneve nga të dy krahët, është Kristiansen që barazon rezultatin. Më pas, me një top që sa i vjen në këmbë, Eriksen gjuan “me të parën” dhe e çon topin në trekëndësh, ndërsa rezultatin në 1-2.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat mbajtën ritëm të lartë loje, por është sërish ylli i Totenhemit, Eriksen që lëshon “perlën” e dytë, me një ta majtë teknike nga jashtë zone, duke e çuar ndeshjen në 1-3.

Irlandezët nuk demoralizohen, e rrezikojnë me Duffy dhe Long, ndërsa danezët kundërsulmojnë me Sisto e Jorgensen. Pas një krosi nga e majta e Sisto, mbrojtësi e ndalon keq dhe Eriksen vjen “furtunë” dhe godet sërish trekëndëshin e majtë të portierit, duke e çuar rezultatin në 1-4.

Në fund ka vend edhe për Niklas Bendner, i cili shndërron në gol një penallti të fituar po vetë. Në fund 1-5 për danezët, që fitojnë të drejtën të luajnë në Botërorin e Rusisë. /tesheshi.com/