Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E vuajti vetë, Dr. Silva Bino: ju tregoj ç’është COVID-i

Dr. Silva Bino, një ndër epidemiologet e njohura të mjekësisë shqiptare, njëhërësh pjesë e ekipit ekspert të Komitetit Teknik për epideminë COVID, përcjell për publikun një apel ndërgjegjësues pas eksperiencës së saj me koronavirusin, pasi u infektua dhe ajo.

“COVID-i ekziston”, është fjala e parë e saj, si për të bindur skeptikët në fillim, prej të cilave ka ende shumë sosh që e marrin për teori komploti.

“COVID-i paraqitet në disa forma, mes të cilave janë format e lehta, mesatare, të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca nuk ka ndryshuar. Pra, shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë dhe personalisht kalova një formë të rëndë. E provova vetë se ç’do të thotë të kalosh COVID-in në formë të rëndë.

Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të dëgjojnë historitë njerëzore që janë shumë, të cilat tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mundesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të mbrojnë veten e të afërmit e tyre, pavarësisht moshës së tyre, pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese. Shpeshherë COVID-i nuk pyet”, shprehet Dr. Bino. /tesheshi.com/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/630595517579838/?t=10

 

auto pjese dak

Related posts