Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Grenell kapërcen disfatën: i lumtur për rinisjen e Dialogut nga europianët!

I dërguari i SHBA për Dialogun, Richard Grenell, njeriut që i dështoi takimi i 27 qershorit në Uashinton, siç aludohet, nga një komplot europian, tha se mbështet rinisjen e dialogut në Bruksel pas pak ditësh. Edhe pse është diçka vështirë për t’u besuar, ai tha se ndihej i lumtur për këtë.

“Jemi të lumtur që evropianët do të mblidhen në një takim më 10 korrik për diskutime të mëtejshme me Kosovën dhe Serbinë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë totale dhe jemi mirënjohës për udhëheqjen e tyre”, shkroi Grenell në Twitter.

Ai ka përcjellë njëherësh përbetimin, si kundërpërgjigje ndaj shumë akuzave, se SHBA nuk kanë qenë për një zgjidhje të nxituar të raporteve Kosovë-Serbi për shkak të zjedhjeve të pritshme amerikane.

“Ne shpresojmë se këto marrëveshje janë thelbësore për krijimin e vendeve të punës dhe shpresë për të rinjtë. Ne asnjëherë nuk kemi besuar në një zgjidhje të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë, në një vit zgjedhor. Dhe, kurrë nuk kemi menduar se përqendrimi ynë i vetëm në normalizimin ekonomik do të ishte një zgjidhje e shpejtë”, shkroi Grenell. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts