728 x 90 Leaderboard

E turpshme: Kosova nuk ofron kujdes shëndetësor për kampionen olimpike Majlinda Kelemndi

Driton Kuka, trajneri i xhudistes olimpike Majlina Kelmendi ka ngritur shqetësimin që sportistët në Kosovë janë të vetmit në Botë që s’kanë sigurime shëndetësore në rast të lëndimit.

“Përkujdesja për sportistë kulminantë zakonisht bie në supet e familjeve e ndoshta ndonjëherë edhe Federata apo klubet ndihmojnë”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ai përmend rastin kur edhe kampionia olimpike ka pësuar lëndim në Botëror, me ç’rast ka dëmtuar ligamentin dhe prej disa ditë është duke bërë ekzaminime, por si gjithmonë pa përkujdesje shëndetësore në nivel shteti.

“Po e lus Zotin që mos të ketë nevojë për operim se duhet paguar nga xhepi i saj apo i imi”, ka shkruar Kuka.
Ai shtoi se shteti i Kosovës nuk ka Rezonancë magnetike apo është jashtë funksionit.

“kërkohen rezultate prej sportistëve që as sigurim shëndetësor s’kanë! Kampionia olimpike rezonancën e ka bërë në një spital privat dhe e ka paguar e tani nëse duhet të operohet duhet të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Kuka, i cili shtron pyetjen nëse Komiteti Olimpik e Ministria apo Deparatmenti i Sportit kanë përgjegjësi për shëndetin që është gjëja më elementare e njeriut. /tesheshi.com/

Related posts