728 x 90 Leaderboard

E tepruar! Të pastrosh tualetin me Donald Trump

Nëse keni nevojë për një furçë të re tualeti, ka një produkt të mrekullueshëm në treg – një furçë me imazhin e Presidentit Trump.

Kjo furçë e punuar me dorë do të jetë e dobishme për ju që ta mbani banjon tuaj sa më të pastër, shkruan British Independent, duke ironizuar me efektet e funksionalitetit.

Aty, në atë send, aspak të këndshëm dhe për ta mbajtur në dorë, presidenti i 45-të amerikan është i pozicionuar në pjesën fundore me një kostum blu dhe kravatë të kuqe.

Furça kontraverse ndodhet në faqen Esty dhe shitet në të gjithë botën nga Zelanda e Re, ku çmimi ka shkuar deri në mbi 23 dollarë copa.

Shitësi i furçës shkroi: “Mbajeni tualetin tuaj të pastër. Asnjë president nuk e ka këtë meritë si unë”, duke vënë kështu fjalë në gojën e Trump.

Kjo dhe vetë furça, është padyshim e tepruar. /tesheshi.com/  

 

Related posts