Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E RRALLË/ Falja e gjobave COVID nga Rama, një “asgjë”! Kur Ahmet Zogu falte vjedhjen e pronës publike pas një tërmeti

Nga qeveria fallen gjobat zakonisht, siç ka ndodhur këto kohë pandemie, kur në dy raste, prej saj janë fshirë ndëshkimet që kanë të bëjnë me shkeljet në kuadër të krizës COVID, një lloj zemërgjerësia qeveritare, e cila ka gjetur arsyetime pikërisht në kontekst të situatës së krizës.

Por ka raste nga e kaluara kur janë falur dhe vjedhjet, e kjo, në emër po të një krize.

Eshtë një ndërhyrje në ligj për t’u falur qytetarëve elbasanas dëmin që kishin shkaktuar duke marrë hekurin e urave dhe dekovilit (tramvaj), për të riparuar banesat e tyre pas nje tërmeti shkatërrues në vitin 1921.

Kjo kishte ndodhur menjëherë pas tërmetit dhe banorët që kishin përvetësuar materialet për të ndërtuar banesat e tyre, nuk do të dënoheshin nga qeveria që asokohe që drejtohej nga Ahmet Zogu si kryeministër e ministër i Brendshëm.

Vetë ai kishte propozuar nëj shtojcë ligjore që këtyre qytetarëve t’u faleshin këto materiale e të mos ishin të detyruar të paguanin asnjë dëmshpërblim.

Ky fakt zbulohet në këtë shkresë zyrtare të 8 tetorit 1923 hartuar nga Ahmet Zogu dhe minisitri i Bujqësisë dhe Punëve Botore, Sejfi Vllamasi.

Në këtë shkresë paraqitet përmbajtja e shtojcës ligjore si më poshtë:

“Shtojcë ligji mbi dënimin e atyne qi marrin e prishin materjalin e urave e të hekurave të dekovillit me datë 27-Xi 1921

Neni 1

Për arsye të dameve të mëdha qi pësojë qyteti i Elbasanit prej katastrofit të tërmetit të ngjajtun në vitin 1921, gjithë hekurat e dekovillit e të llogoreve që janë përdorur nëpër ndërtimin e godinave, u lehen të zotëve të ndërtesave si ndihmë pa iu kërkuem as nji shpërblim.

Kryeministër e Ministër i Punëve të Mbrendshme

A.Zogu d.v.

Ministër i P.Botore e Bujqësisë

S.Vllamasi d.v.”

Pak më poshtë, pasi përcakton qartë faljen e kësaj kategorie shtetasish pas këtij akti të bërë në kushtet e katastrofës së tërmetit, dy pushtetarët urdhërojnë zbatimin e menjëhershëm të këtij neni:

“Urdhnojmë zbatimin e shtojcës së ligjës së naltpërmendun e cila asht e pranueme edhe prej parlamentit simbas shkresës së kryesisë së tij nr. 550/I me 30.9.1923

Tiranë më 9.10.1923

Këshilli i Naltë i Shtetit Shqiptar      

S.Peci d.v.

Xhafer Ypi d.v.

Refik d.v.” /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts