728 x 90 Leaderboard

E RRALLË/ 80 vjeç në shërbim të Sigurimit të Shtetit: i moshuari që gjurmonte të arratisurit lyp para nga partia

Ish-periudha e komunizmit vijon të na mbajë gojëhapur me çuditë e tij, pos dramave njerëzore që ka prodhuar.

Një e tillë vjen nga një document ku zbulohet fati i rrallë një spiuni, që edhe pse i kishte shërbyer partisë me devotshmëri, nuk kishte mundur të siguronte një jetë komode edhe pse e kish paguar misionin të kalecit e tij duke u burgosur në Jugosllavi.

Më saktë, në shërbim të Sigurimit deri në moshën 80 vjeç, në vitin 1959 një i moshuar nga një fshat i Librazhdit, i kërkon ndihmë qeverisë ta mbështesë financiarisht.

Nezir Ç. shkruan në letër se si kishte kaluar në ish-Jugosllavi në qershor 1949 me dijeninë e shefit të sigurimit Poradec me shërbim (me shumë gjasë për të gjurmuar të arratisurit shqiptarë të atyre viteve).

Në vitin 1949, Nezir Ç ka qenë 70 vjeç. Ai thotë se pasi kishte shkuar në ish-Jugosllavi me shërbim ka mbetur atje për shumë kohë, pasi ishte burgosur nga autoritetet jugosllave dhe ishte kthyer në Shqipëri pas amnistisë që kishte bërë regjimi për të arratisurit shqiptar.

Arsyeja që  80-vjeçari e zbulon pozicionin e tij në shërbim të Sigurimit të Shtetit, është nevoja sipas tij për ndihmë ekonomike, pasi ai dhe gruaja mbi të 70-tat nuk kishin mundësi të punonin e të të nxirrnin jetesën.

Bashkëngjitur shkresa e 80-vjeçarit dërguar kryeministrisë në vitin 1959. /tesheshi.com/

 

Related posts