Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E pritshme: Basha vendos mbështetje për “2 marsin” e Metës

Asgjë e papritur në qëndrimin publik të kret demokrat Basha në “2 marsin” e Metës.

Së fundi, ai thotë se inisiativa e presidentit duhet mbështetur, por pa theksuar në se do jetë dhe vetë aty.

“Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik. Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa”, shkruan Basha, ku pas një huazimi të kësaj fraze të fundit nga Meta, i bën këti të fundit avokatinë e inisiativës, e paprecedent në politikën moderne.

“Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”, shprehet Basha.

Ditë më parë, kryedemokrati që së bashku me bashkëshorten e presidentit udhëheqin opozitën, e ku që të dy morrën vendimin për djegien e mandateve, ishte në zyrën e Metës i thirur nga ky i fundit, ku thuhet se iu kërkuar që t’i sillte njerëz në shesh nga militanca e PD-së. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts