E prekur nga kanceri, ja çfarë vendos të bëjë në prag të vdekjes

Është prekur nga kanceri i zorrëve, i cili nuk do ta lejojë të jetojë edhe për shumë kohë, ndaj ka vendosur të përshëndesë të gjithë të afërmit e miqtë e saj duke organizuar një festë të mrekullueshme. Elizabeth Caplice ka dashur të festonte funeralin e saj ndërsa ishte ende në jetë, përpara se kanceri i zorrëve ta vrasë.

Gruaja australiane ka vetëm pak muaj jetë, pavarësisht se është vetëm 32-vjeçe, por ka vendosur të mos dorëzohet dhe të përshëndesë miqtë e të afërmit në një mënyrë unike, duke organizuar vigjiljen funebre.

“Vuaj nga kanceri prej 24 muajsh dhe tani jam në fazën përfundimtare. Nuk e di me siguri se dhe sa kohë më ka ngelur, ndaj dua të shijojë gjithçka që më ka ngelur me familjen dhe miqtë e mirë, e cila mund të jetë mënyra më e mirë sesa të bëj një festë surprizë?”, – ka thënë ajo për shtypin lokal.

Gjatë kësaj feste, personat e saj më të afërt u mblodhën dhe kujtonin momentet më të bukura që kishin kaluar me Elizabeth. “Për mua ishte një privilegj që ata ishin aty dhe ndjeheshin të lumtur që mund të më shikonin edhe një herë. Mendoj se kjo është vigjilja e përsosur para vdekjes ku njerëzit flasin për jetën dhe jo për vdekjen”, – tregon 32-vjeçarja. /tesheshi.com/

Related posts