728 x 90 Leaderboard

E përlotshme: nëna i shërben djalit 12 vjet në koma, zgjimi si një mrekulli…

Kishte rënë në koma 12 vjet më parë, ndërsa nëna e tij i shërbeu herokisht pa ndërprerje ashtu, gjysëm i vdekur siç ishte, çdo orë e minutë.

Dhe Wang Shubao hapi sytë një ditë, u zgjua, duke parë të ëmën 75-vjeçare Wei Mingying mbi kokën e tij e buzëqeshur asaj. Kaq.

Kjo nënë u tha gazetarëve se për një kohë ajo ishte aq e varfër sa kishte ngrënë vetëm disa thërrime bukë për muaj të tërë.

Djali i saj ishte 36 vjeç kur pësoi një aksident me makinë, duke rënë në koma të thellë.

Babai i tij vdiq kur Wang ishte një djalë i vogël, dhe nëna Wei u kujdes për të derisa u rrit, pa e ditur se një përkujdesje tjetër e priste, gati mitike, pra ajo pas aksidentit ku i duhej të mbante gjallë një të vdekur të pakallur. Dymbëdhjetë vjet çdo ditë, ajo e ushqeu, e lau, e pastroi, i bëri çdo lloj shërbimi të mundshëm.

Dhe këto ditë ndodhu mrekullia, kur Wei pa një buzëqeshje në fytyrën e djalit të saj, një shenjë që ai u bë i vetëdijshëm.

Ëang ende nuk flet dhe nuk mund të lëvizë, por dëgjon nënën e tij dhe buzëqesh me të çdo herë që ajo i afrohet, e ushqen ose e qetëson.

“Nuk mund t’ju them se sa i lumtur jam”, tha nëna duke u përlotur.

“Unë shpresoj se ai do të shërohet plotësisht dhe kurrë nuk do të heqë dorë nga shpresa dhe përpjekja. Të gjitha çfarë ëndërroj e dua, është që një ditë të dëgjoj prej tij të më thotë: ‘mami…’”. /tesheshi.com/

 

Related posts