E PËRLOTSHME/ Homazhet për Klodian Tanushin, fëmijët i bëhen burra: lamtumirë baba!

Dy nga tre fëmijët e ushtarakut të ndjerë, major Klodian Tanushit, janë shfaqur si burra duke e përballur me dinjitet një lamtumirë dhënë babait të tyre që humbi jetën në Letoni.

Ushtaraku dibran i NATO-s, ndryshe nga ish-kolegia e tij që gjithashtu humbi jetën gjatë një operacioni çminimi, Zarife Hasanaj, një vajzë beqare, ishte i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë; dy djem 14 dhe 11 vjeç, si dhe vajzë 1-vjeçare.

Dy të parët janë treguar kurajozë duke ofruar një skenë ngashnjyese, atë të lamtumirës mbi arkivolin e të atit.

Edhe për Klodian Tanushin u dedikua titulli i lartë “Dëshmor i Atdheut”, ku dhe kjo e enjte që ai përcillet për në banesën e fundit është shpallur Ditë Zie. /tesheshi.com/      

 

 

auto pjese dak

Related posts