E “përkëdhelur” nga Perëndimi, Rudina Hajdari godet sërish PD-në: model i vjetër, s’përfaqson qytetarët

Deputetja demokrate Rudina Hajdari, e cila është “bërë hasëm” me partinë e saj pasi nuk pranoi të dorëzojë mandatin, ka përcjellë një tjetër mesazh që shkon kundër aktit të opozitës. E kjo, pas një takimi me ambasadoren gjermane në Tiranë, Sussane Shütz.

Takim me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Znj. Sussane SHÜTZ.
Diskutuam për situatën e vështirë dhe shumë delikate në të cilën ndodhet vendi dhe institucionet Shqiptare aktualisht. Miqtë tanë Evropianë dhe Gjermanë janë tepër të shqetësuar për krizën politiko-institucionale në vend ashtu sikurse është i shqetësuar çdo qytetar Shqiptar. BE kërkon me të drejtë përgjegjshmëri të lartë dhe integritet nga politikanët Shqiptare, nga qeveria dhe opozita.

Është e papranushme që politika në tërësi të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson aspak qytetarët Shqiptarë, aspiratat, qëllimet dhe vlerat e tyre. Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare. Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjëve.

Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërrç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë. Situata mund të agravojë kur aktorët nuk vlerësojnë siç duhet rrethanat. Të gjithë aktorët kanë detyrimin që të reagojnë sa më parë për të orientuar një zgjidhje politike të gjithëpranueshme për krizën e paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, për një zgjidhje që siguron në radhë të parë interesin qytetar dhe kombëtar, pa ceduar demokracinë me qëllim që të ndikojmë pozitivisht të ardhmen e Shqipërisë dhe anëtarsimin e saj në BE”, shkruan Hajdari.

Edhe pse nuk ka ende një qëndrim zyrtar, PD apo më saktë kryetari Basha, nuk janë shprehur deri më tani mbi aktin e znj.Hajdari. Për vetë delikatesën e ëështjes, pasi ajo është e bija e të ndjerit Azem Hajdari, PD e ka lënë të nënkuptuar përjashtimin e saj.

Por ndërkohë, Perëndimi po investohet te ajo për të përcjëllë mesazhin e padakortësisë me opozitën, me vetë personin e saj. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts