E pazakontë: djegie kishash në Kili para vizitës së Papa Francesku

Nuk ka ndodhur ndonjëherë: në Kili, një vizitë e Papa Françeskut po pritet me një valë incidentesh ku në shënjestër kanë qenë pikërisht kishat. Janë disa sosh të sulmuara me lëndë djegëse duke u hedhur dhe fletushka.

Autoritetet kanë mbetur të shtangura nga ky lloj reagimi, aq më tepër që nuk kanë mundur ende që të identifikojnë se kush qëndron pas tyre.

Në një prej fletushkave thuhej se me paratë e vizitës së kreut të Vatikanit do mund të ndihmoheshin shumë të varfër, çka ka hedhur dyshimet se është fjala për lëvizje të majta.

Papa Francesku pritet të jetë javën tjetër në Kili, në kontinentin nga i cili vjen, ku në Santiago pritet të mbajë një meshë e të përçojë mesazhet e tij të njohura tashmë, ku në qendër janë emigrantët, por dhe largimi i njerëzve nga besimi duke u zhytur në konsumizëm.

Por këtë vizitë të tij e bën të pazakontë fakti se për herë të parë një Papë pritet në një vend me djegie kishash. /tesheshi.com/

 

Related posts