Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E PASHPJEGUESHMJA/ Dy pikëpyetje mbi kanabizimin post-Lazarat: një ekonomike, një politike, dhe çfarë di LSI

Si këto ditë 6 vjet më parë, lajmi i parë qe Lazarati, i bërë i dytë në pak orë, pas vrasjes së bujshme dhe ende të pazbardhur të bankierit të njohur Artan Santo. Por le të qëndrojmë te Lazarati.

Një vit pas ardhjes në pushtet, qeverisja e Ramës do gjendej nën presionin për të ndërhyrë në atë “shtet më vete” që, prej më shumë se 20 vitesh përfaqësonte industrinë shumëmilioneshë të kanabisit në vend. Ajo që deri dje, nën qeverisje të tjera ishte një “normalitet”, te Rama, si shumëçka prej zullumeve shqiptare në vite, ato me burim politikën, ishin shndërruar si të ndodhura “për herë të parë”, apo që i faturoheshin atij.

Kështu ndodhi dhe me Lazaratin.

Dhe Rama e rrëzoi në pak ditë si mit, duke ia hequr përfundimisht zejen me të cilën mbante ekonomikisht jugun e një pjesë të Shqipërisë. Nuk është fare çudi të pohohet sot se të ardhurat e Lazaratit në vite, kanë qenë prej burimeve bazë të të ardhurave të parasë së madhe në qarkullim gjatë qeverisjeve “Nano” dhe “Berisha”, secili me nga dy mandate. Mbyllja e Lazaratit, gati e ka shkretuar ekonomikisht jugun, ku shpëtimin ngushëllues e gjen te turizmi, i ringjallur fort vitet e fundit, si një rrugë kompensuese por kurrë zëvëndësuese në terma financiarë.

Dhe këtu nis pikëpyetja e parë mbi kanabisin, që është ajo ekonomike. Duke i qëndruar tezës gati të gjithëpranuar, se qeveria lazaratizoi të gjithë vendin – pra me vullnet të saj – pasi mbylli Lazaratin, pse ndodhi që kjo nuk reflektoi në treg?

Në një kuptim cinik, duke spekulluar, qeveria do e kishte krejt të përligjur ta lazarizonte Shqipërinë për të hir të të ardhurave gjigante, që do të thotë, për hir të një paraje në treg e rrjedhimisht në xhepa, për të mos e ndjerë fort goditjen ekonomike. Por siç është parë këto vite, ekonomia, ajo e parasë në qarkullim, ajo e xhepave të popullsisë, ka qenë më e dobëta në tranzicion, ku padyshim një rol ka dhe mbyllja e Lazaratit (arsyet tjera: rënia e remitancave nga dy bazat e emigracionit – Itali e Greqi, kohë jo kredish pa hesap e privatizimesh të mëdha – mesi i viteve 2000, apo dhe mbyllja e pensioneve greke në jug).

Pra, nëse kanabisi, kultivimi dhe tregëtimi, mbetën ato që qenë, pavarësisht ndërrimit të tokës ku mbillej, pse nuk u reflektua në treg, siç dhe nuk reflektohet? Kujtoni se dhe Nano  e Berisha, kohët e qeverisjeve të të cilëve janë të mirat në tranzicion sa i përket “parasë së madhe në qarkullim”, nuk ishin as reformatorë në ekonomi e as gjenialë në dinamizimin e saj. Iu gëzuan zërave të mësipërm – remitanca, kreditim pa hesap, privatizime – e sigurisht dhe shumë Lazarat.

Pikëpyetja tjetër është politike.

Numri 2 i PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, një trashëgues i gjuhës tradicionale akuzatore të partisë së tij ndër vite, do thoshte në një intervistë të fundit televizive – te “Kjo Javë” në News 24 – se ai, ish-ministri Tahiri, kishte zbatuar një projekt të Ramës për kanabizimin e Shqipërisë. Por është e pamundur të kemi gazetarë inteligjentë deri në pikën që të mund të artikulojnë këtë pyetje në moment: Z.Bardhi, si mundet që LSI, e cila ka qeverisur 4 vjet me PS-në, e që tani është aleatja e juaj, pra ka ndarë shtetin me të, ndërkohë që dhe Saimir Tahiri ka ndarë zyrën e detyrën me një LSI-st, nuk ka denoncuar në asnjë rast, me ndonjë dokument a fakt tjetër konspirativ, këtë projekt?

Dhe vërtet, as dje e as sot, LSI nuk e ndërton akuzën ndaj ish-aleatit në qeverisje me gjuhë dokumentash a të dhëna të tjera të poseduara prej saj. Eshtë e pamundur që të zbatosh një projekt për kanabizim, e ai të cilin e ke në krah të mos e dijë.

Vëreni me kujdes narrativën akuzuese të LSI-së; s’ka asnjë ndryshim nga ajo e PD-së. Por s’është e njëjta gjë. PS duhet të qe gjithë ankth nga fakti se ish-aleati, sot kundërshtar, ka nën posedim ca dëshmi të hidhura. Por siç është parë, kjo nuk ekziston. Jo vetëm kaq. As Meta, as gruaja e tij, as ata eksponentë të LSI-së që dje ka qenë afër Ramës, ka punuar me të, nuk ofrojnë kurrë rrëfime nga një kohë marrëdhëniesh kofidenciale, ku tjetri, dje mik e sot armik, patjetër i ka lënë nën posedim lëndë kompromentuese.

Për ta thjeshtuar: varianti John Bolton. Ky i fundit mund të jetë dhe manipulator apo mashtrues, siç akuzon Tramp, e siç e akuzoi së fundi edhe Ankaraja, por në një logjikë, është krejt e natyrshme ajo që bën, libri që ka shkruar. Në libër, ai shfrytëzon pozicionin e dikurshëm krah Trump-it, të vërtetat e anës okulte të njeriut të Shtëpisë së Bardhë, pjesë e së cilës ishte, për t’i denoncuar nga pozita e një kundërshtari politikash, apo dhe armiku personal. Ky “John Bolton” mungon tërësisht te LSI. Ashtu siç mungon dhe te një aspekt shoqëror, te Lubonja, i cili, sado mllef për ish-vëllanë intelektual e shpirtëror Rama, kurrë nuk i nxjerrë ndonjë të palarë nga e shkuara e tyre, sidozot karakteriale, meqë Rama atëherë ka qenë jashtë politikës dhe pa ambicie politike. Jo, kurrë! Për Lubonjën, Rama ishte njeriu më i mençur që kishte Shqipëria, siç e ka pohuar me të shkruar këtë impresion.

Në variantin “Bolton” është dhe Bamir Topi me librin e tij të para pak kohëve, i cili bënte të njëjtën gjë. Eshtë madje dhe vetë Rama me Kurban-in, ku ka copëza denonuese të asaj çfarë nuk duket në publik. E është gjithashtu dhe varianti i videos Meta-Prifti. Aty, vartësi e partneri në pushtet, vendos t’i tregojë publikut atë që ndodh, që hamendësohet por që s’duket. Dhe një e tillë pra mungon sot ndaj Ramës. Edhe Tahirit gjithashtu, ku rolin e Dritan Priftit të ndjerë mund të luanin që nga Meta, e deri më i fundit lësëist në administratë gjatë bashkëqeverisjes.

Dhe Gazmend Bardhi, teksa deklaron  se Tahiri duhet të bashkëpunojë me drejtësinë, sipas tij për t’i bërë të qartë projektin e kanabizimit të Shqipërisë me urdhër të Ramës, pse nuk ia kërkon këtë aleatit LSI? Sepse nëse ke qenë në bashkëqeverisje, s’ka mundësi të mos kesh qenë dhe bashkëpërgjëgjës për çdo zullum.

Ndaj, o LSI s’bzan pasi ka qenë bashkëprojektuese e kanabizimit – nëse vërtet ka patur projekt, o është ajo që thotë PS:

  1. Qeveria e mëparshme nuk ofronte të dhënat e kapjes së kanabisit.
  2. Se nuk ishte vetëm Lazarati vatër e vetme, pasi të tilla kishte kudo nëpër Shqipëri.
  3. Se situata post-Lazarat, ku kultivuesit u sforcuan në gjetjen e të tjera alternativave, ishte e paparashikuar dhe e pamundur të frenohej nga pamundësia e kontrollit mbi territorin dhe e reagimit me burime njerëzore nga policia.

Gjithsesi, LSI patjetër e di të vërtetën. PD lehtësisht mund ta pyesë…/tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com