Auto Dak
Auto Dak

E PAPRITUR/ Çoi në burg Gruevskin, dorëhiqet Kryeprokurorja Speciale e Maqedonisë Veriore

Ka dhënë dorëheqjen gruaja që për katër vite rresht i futi të dridhurat elitës politike të Shkupit.

Eshtë pikërisht Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva, e cila në një sqarimin e shkurtër si shkak për tërheqjen e saj, përmendi bllokimin e bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës rreth fatit të PSP-së.

“Me muaj i ndjek kronikat e mediave për bisedimet e grupeve të punës të partive politike për të ardhmen e PSP-së. Shfrytëzoj rastin ta informoj opinionin se nuk do të lejoj që emri im të përdoret për alibinë e dikujt me çka peng do të mbahet fati i PSP-së dhe integrimet evropiane të vendit tim”, deklaroi  Katica Janeva.

“E dorëzoj kërkesën time, e cila do të bëhet aktive atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do të përzgjedhin pasardhësin tim”, thotë Katica Janeva.

Ditë më parë, kryeministri Zaev duke folur për ligjin për prokurorinë publike, ka theksuar se pengesa e vetme për miratimin e këtij ligji mes pozitës dhe opozitës është kryeprokurorja Katica Janeva; më saktë, opozita nuk dëshiron që në krye të Prokurorise Sspeciale të mbetet pikërisht ajo.

Katica Janeva u emërua në këtë post më 15 shtator të vitit 2015. E aktivizuar menjëherë pas “bombave” të famshme të Zaevit, një aferë përgjimesh me të cilat ky i fundit nxorri në pah abuzimet e rënda të pushtetit të Gruevskit, Janeva u bë e frikshme brenda një kohe të shkurtër me akuzat që ngriti ndaj njerëzve të kastës politike. Madje dhe “Gruevski në burg” (ndonëse iku në arrati) është rezultat i saj.

Pas këtij zhvillimi, kryeministri i Zoran Zaev ka ftuar Ali Ahmetin nga BDI, Ziadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët dhe Hristijan Mickoskin nga VMRO-DPMNE për takim liderësh këtë të premte.

“Ka mbetur shumë pak kohë deri në tetor kur presim që Komisioni Evropian të na bëjë me dije se duhet t’i fillojmë negociatat aderuese sipas kapitujve me Bashkimin Evropian. Duhet të punojmë së bashku për çështjet e mbetura, të marrim vendime të përbashkëta për të plotësuar kushtet për të filluar negociatat”, vuri në dukje Zaev.

Liderët e katër partive më të mëdha  pritet të diskutojnë për Ligjin e Kodit Zgjedhor dhe modelin e ri zgjedhor, Ligjin e ri  për Prokurorinë Publike dhe arritjen e  konsensusit për regjistrimin e popullatës. Subjektet politike  pjesëmarrëse mund të propozojnë tema, për të cilat duan të diskutohet mes liderëve. Zaev mbetet i prerë kundër zgjedhjeve të parakohshme, me arsyetimin se kjo do t’i kushtonte shtetit.

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk konfirmon nëse do të marë pjesë ose jo, por thonë se insistimi tyre mbetet që pika e parë e takimit duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Jemi të vendosur se në atë takim liderësh si fillim duhet diskutuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lidhur me përbërjen e takimit dhe temat, ditëve në vijim do të diskutohet në organet e partisë “, ka deklaruar Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në parim refuzon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se për momentin prioritet ka zhvillimin ekonomik i vendit, që sipas tij nuk mund të arrihet me zgjedhje të parakohshme.

“Mbetem në qëndrimin se duhet të shkojmë në zgjedhje të rregullta. Zgjedhjet e shpejta parlamentare, e pamë se ku e çojnë vendin për shkak të konsultimeve politike. Zgjedhje të rregullta do të ketë në dhjetor të vitit 2020, por për mua nuk ka problem që ato të mbahen edhe në tetor”, ka thënë Zaev.

BDI konfirmon pjesëmarrjen, por për çështjet që do të diskutohen do të prononcohet ditëve në vijim. Aleanca për Shqiptarët do të vendosë të mërkurën se kur do të mbajë mbledhjen e kryesisë.

DW – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts