Auto Dak
Auto Dak

E paprecedentë në politikën kosovare: ministrja zmadhon takimin me ambasadorin britanik, ky i fundit e “kthen me këmbë në tokë”

“Goditja” që mori sot ministrja (në detyrë) e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nga ambasadori britanik Ruairi O’Connell, është për t’u mbajtur mend.

Ministrja Hoxha lëshoi një deklaratë se ajo dhe ambasadori O’Connell, mbajtën një “takim të frytshëm”, ku ishte vlerësuar, siç tha ajo, “zbatimi i MSA-së, reformat si dhe fuqizimi i sundimit të ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut si he në veçanti procesin integrues”.

Por kundër këtyre pretendimeve reagoi publikisht ambasadori O’Connell nëpërmjet “Facebook”-ut.

“Në fakt, unë nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë. As nuk e diskutuam. Ne nuk diskutuam për të drejtat e njeriut. Ne diskutuam për rregullin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë thashë që Kosova ishte në një pikë të rëndësishme, dhe se duhej të ndërmarrë hapa për të pastruar politikën nga kriminaliteti. Unë nuk ofroi asnjë vlerësim për punën e institucioneve”, ka shkruar O’Connell në “Facebook”.

Pas këtij “demaskimi”, Ministria e Integrimit Evropian ka sqaruar opinionin përmes një komunikate për media, duke thënë se: “Zyra e Komunikimit dhe Informimit e Ministrisë së Integrimit Evropian, shpreh keqardhje për versionin e kumtesës e cila kishte lëshime dhe ishte shabllon i përdorur më herët dhe i pakonfirmuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts