E PAPREÇEDENTË/ Meta “heq maskën”, sulm Reformës në Drejtësi dhe ndërkombëtarëve: na katandisët pa Gjykatë Kushtetuese

Për herë të parë pas tre vitesh, presidenti Meta ka sulmuar ashpër Reformën në Drejtësi. I përfolur gjithnjë si pengues i saj, së bashku me ish-kryeminsitrin Berisha, kreu i shtetit, gati me gjuhën e një ish-kreu të LSI-së, ka gjetur rastin që në kulmin e krizës politike, të godasë atë që përflitet se është shkaku i vërtetë i daljes së opozitës në rrugë.

E ka bërë këtë duke goditur rëndë ndërkombëtarët, investuesit kryesorë të reformës dhe avoketërit e saj, duke nisur që me misionin EURALIUS.

“Po bëhen tre vite i miratimit të reformës në drejtësi, mund të them që nëse do të ishte vërtetë një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese.

Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presion, por me standarde, nëse duhet me emra asnjëherë nuk është e qëndrueshme, por forma të reja për kapjen e institucioneve”, u shpreh Meta në konferencën e organizuar nga shoqata “George C. Marshall”, duke vijuar më pas me denoncimin e ndërkombëtarëve.

“Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithcka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët.

Kam folur hapur, më takon të hedh shortin, por e dimë se cfarë ka ndodhur dhe hajde të ftojmë institucionet jashtë kamerave për të unifikuar qëndrimin e përbashkët, që të mos kemi debate dhe kontestime. Dhe EURALIUS i çon përgjigje Presidentit se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, që do të thotë se ke marrë porosi politike.

Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky EURALIUS si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi europiane.

Këto historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjoni, reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime nga SHBA, Britania dhe të tjera”.

“Jam President, nuk e di kur do të ketë Gjykata e Kushtetuese”, shtoi më tej Meta .

Sa për krizën, Meta tha se nuk mund të ulë në një tryezë Ramën me Bashën, të cilët kanë qëndrime ekstreme.

“Presidenti i Republikës nuk mund të ulë në një tavolinë 2-3 njerëz që njëri thotë se nuk ulem me atë kryeministër, apo me tjetrin që thotë 30 qershori do të jetë një ditë e madhe për demokracinë”, u shpreh Meta. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts