Auto Dak
Auto Dak

E PANJOHUR/ Gusht 1939: dy arka me minerale të çmuara nga Kosova për Kontin Çiano

Dy arka me minerale të çmuara do të dërgoheshin në verën e vitit 1939 nga Kosova në Pukë e më tej në Shkodër, për një rast të veçantë. Konti Çiano kishte njoftuar se do të bënte një vizitë në Shkodër në fund të verës 1939 dhe me këtë rast po përgatisnin një ekspozitë  të rrallë, ku do të paraqiteshin edhe dy arka me mineralet më të çmuara që kishte nëntoka shqiptare.

Në dokumentet e Arkivit të Shtetit hasen disa sosh ku flitet për përgatitjen e kësaj ekspozite dhe dërgimin e dy arkave plot me minerale të çmuara në këtë prekturë nën masa sigurie.

Fillimisht ishte nisur një telegram nga Kosova ku njoftohej nënprefektura Pukë dhe për dijeni prefektura  Shkodër se “sot nisen në atë nënprefekturë  dy arka me landë mineralesh stop. Lutemi që landa të merret sa ma parë në dorëzim edhe të përcillet sa ma parë në prefekturën e Shkodrës. Shpenzimet e transportit janë paguar deri në Pukë. Marrja në dorëzim e materialit të na njoftohet”.

Pas këtij telegrami, Ministria e Brendshme kërkon të dijë se çfarë ishte kjo lëndë minerale dhe për ç’arsye po dërgohej në Shkodër.  Dilemat i zgjidh përgjigja e dërguar nga prefektura e Shkodrës me datë 22 gusht 1939, ku njoftohet se “ dy arkat me landë mineralesh qi bahet fjalë në urdhënin e sipërm i kemi kërkue për ekspozitën që ishte vendos me u ba këtu me rastin e ardhjes së shkëlqesisë së tij, kontit Ciano” .

Më poshtë sjellim dokumentet origjinale që ruhen në Arkivin e Shtetit për këtë rast. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts