E pamendueshme: Levante i shkakton humbjen e parë Barcelonës në kampionat

Barcelona dukej se po shkonte drejt një rekordi, pasi në 36 javë të kampionatit spanjoll nuk e kishte provuar shijen e humbjes.

Fatkeqësisht, ajo i erdhi në javën e parafundit, dhe jo nga Reali i Madridit, as nga Atletiko e Madridit, as nga Valencia apo Sevilja, por nga një skuadër me gjysmën e pikëve të saj.

Levante ka bërë mrekullinë, duke e mundur Barcelonën, skuadrën kampione të Spanjës, 5-4! Për më tepër, gjer në minutën e 59-të kryesonte 5-1!

Heronjtë e Levantes ishin Emmanuel Boateng, me tre gola të shënuar, dhe shqiptari nga Maqedonia, Enis Bardhi, shënues i dy golave të mrekullueshëm.

Katalanasit kuptuan se ç’do të thotë të luash pa Messi-n. Megjithatë, Coutinho shënoi tre herë për Barcelonën, plus një penalltie të kthyer në gol nga Suarez. Përpjekjet e mëtejshme nuk dhanë rezultat për miqtë, të detyruar të pranojnë një humbje të hidhur. /tesheshi.com/

 

Related posts